BallinaSportiBotërori 2030, finalja do të luhet në Marok? Stadiumi do të ketë...

Botërori 2030, finalja do të luhet në Marok? Stadiumi do të ketë 115 mijë vende

-

Finalja e Kupës së Botës 2030 pritet të zhvillohet në Marok, në një stadium gjigant që po ndërtohet në provincën Benslimane.

Lajmi është bërë publik nga presidenti i Federatës Marokene të Futbollit, Fouzi Lekjaa, i cili deklaroi gjatë një takimi politik se kjo zonë do të ketë nderin të presë finalen e Botërorit.

Ndeshja më e rëndësishme e turneut do të zhvillohej në Stadiumin Hassan II, që aktualisht është në ndërtim dhe parashikohet të ketë një kapacitet prej 115 mijë spektatorësh.

Nëse projekti realizohet sipas planit, stadiumi do të bëhet një nga impiantet më të mëdha në botë, duke i dhënë Marokut një skenë spektakolare për finalen e Kupës së Botës, transmeton TCH.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Arsim Mulliqaj: Studentët nuk janë armiq, por shpresa e Shqipërisë

0
NË MBËSHTETJE TË STUDENTËVE QË PO PROTESTOJNË NË TIRANË: „SHQIPËRIA ËSHTË E SHQIPTARËVE DHE JO E ATYRE QË E NËPËRKËMBIN DINJITETIN E POPULLIT!” Arsim Mulliqaj...