- Si u bë në të vërtetë certifikata e Covid-it e Granit Xhakës? Mjekja e tij, Andrea L. (54), këmbëngul se pacienti i saj është vaksinuar.
- Mediumi zviceran” “Blick” arriti të flasë me Andrea L.* (54), mjeken që i ka lëshuar Granit Xhakës certifikatën e diskutueshme të vaksinimit.
- Ajo shpjegon: “E kam vaksinuar Xhakën siç duhet”.
- Kjo deklaratë vjen si një befasi në rastin e bujshëm që përfshin kapitenin e kombëtares zvicerane.
- Të premten, “Blick” zbuloi se Xhaka ishte nën hetim. Ai akuzohet se ka marrë një certifikatë të falsifikuar Covid-i në vitin 2022.
- Nga pikëpamja ligjore, rasti përfshin falsifikimin e mundshëm të dokumenteve. Fillimisht, pala e Xhakës i mohoi akuzat.
- Zëdhënësi i tij, Andreas Bantel, deklaroi: “Ai zotëron një konfirmim nga mjekja e tij trajtuese se është vaksinuar kundër Covid-it për herë të parë më 25 janar 2022 dhe për herë të dytë më 11 nëntor 2022.” Më vonë, Bantel e korrigjoi datën e vaksinimit të dytë në 8 nëntor. Të hënën, Xhaka bëri një deklaratë tronditëse: ai pranoi: ““Ndihesha thellësisht mosbesues ndaj vaksinës dhe isha i pushtuar nga frika dhe pasiguria.
- Në atë gjendje emocionale, mora një certifikatë vaksinimi në vend që t’i sqaroja pyetjet e mia përmes kanaleve të duhura. Sot e shoh qartë se kjo ishte rruga e gabuar. Ishte një gabim. Më vjen keq”.
Sipas mjekes, futbollisti kishte treguar se ishte infektuar me Covid në fillim të vitit 2021.
“Meqë ai tashmë kishte antitrupa, vaksina e parë ishte parashikuar si dozë përforcuese”, shpjegon mjekja.
Sipas saj, mjaftonte vetëm një dozë vaksine dhe më pas ajo i kishte lëshuar certifikatën.
Pra, sipas versionit të Andrea L., për certifikatën nevojitej vetëm një vaksinim. por ky vaksinim, sipas saj, kishte ndodhur realisht,
“Blick” e takoi Andrea L. të martën në ordinancën e saj në Luzern, e cila vazhdon të jetë e hapur dhe të funksionojë normalisht.
Mjekja tha se ditët e fundit kanë qenë të vështira dhe stresuese, por mohoi raportimet se ordinanca e saj ishte mbyllur.
“Ngjarjet e ditëve të fundit janë befasuese dhe stresuese në të njëjtën kohë.
Shpresoj që gjithçka të zgjidhet së shpejti pozitivisht”.
“Jam ende në dispozicion të pacientëve të mi. Ordinanca, natyrisht, është e hapur”.
Andrea L. tregoi gjithashtu për mënyrën se si kishte funksionuar vaksinimi gjatë pandemisë së koronavirusit. Ajo kishte nisur të vaksinohej kundër COVID-19 në vitin 2021, në bashkëpunim me një farmacist të njohur.
Në fillim të vitit 2022, Xhaka kishte kontaktuar me të për të siguruar një certifikatë vaksinimi.
“Meqë ai tashmë kishte antitrupa, vaksinimi i parë ishte menduar si një dozë përforcuese”.
Sipas versionit të mjekes, për Xhakën ishte e nevojshme vetëm një dozë vaksine dhe ajo dozë është administruar realisht. Më pas, ajo i kishte lëshuar certifikatën e vaksinimit./K.Goca/BS
Flet mjekja për mediumin zviceran për Granit Xhakën
-










