BallinaDiasporaDiaspora shqiptare në Frankfurt, në fokus të bashkëpunimit ekonomik dhe fuqizimit të...

Diaspora shqiptare në Frankfurt, në fokus të bashkëpunimit ekonomik dhe fuqizimit të bizneseve

-

Frankfurt am Main – Në ambientet e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Frankfurt am Main u zhvillua një takim me përfaqësues të bizneseve të diasporës, me fokus në fuqizimin e potencialit ekonomik të komunitetit shqiptar dhe krijimin e mundësive të reja për bashkëpunim.

Takimi synoi të shërbejë si një hap i parë drejt krijimit të një rrjeti më të qëndrueshëm bashkëpunimi ndërmjet bizneseve shqiptare në rrethin konsullor të Frankfurtit, si dhe forcimit të lidhjeve ekonomike me Kosovën.

Në fjalën përshëndetëse, Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Frankfurt am Main, z. Gëzim Gashi, vuri në pah rëndësinë e mbështetjes, promovimit dhe fuqizimit të bizneseve të diasporës. Ai theksoi nevojën për krijimin e hapësirave të reja ku bizneset shqiptare të mund të bashkëpunojnë më ngushtë mes vete dhe të ndërtojnë ura të reja bashkëpunimi me Kosovën.

Gjatë takimit u diskutua për potencialin e madh që përfaqëson diaspora në fushën e biznesit, investimeve dhe zhvillimit ekonomik. Përvoja profesionale, rrjetet e krijuara ndër vite dhe pozita e bizneseve shqiptare në tregun gjerman u vlerësuan si mundësi të rëndësishme për zhvillimin e partneriteteve të reja.

Në këtë kuadër, u nënvizua rëndësia e kontakteve të drejtpërdrejta ndërmjet sipërmarrësve, shkëmbimit të përvojave dhe identifikimit të fushave konkrete ku mund të ndërtohen bashkëpunime të reja.

Takimi në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Frankfurt u vlerësua si një hap fillestar drejt një angazhimi më të strukturuar me komunitetin e biznesit të diasporës, me synim promovimin e potencialeve ekonomike, krijimin e mundësive të reja dhe forcimin e lidhjeve ndërmjet diasporës dhe Kosovës.

Nisma të tilla synojnë që potenciali i madh njerëzor, profesional dhe ekonomik i diasporës shqiptare të kthehet në bashkëpunime konkrete dhe të qëndrueshme, duke krijuar mundësi të reja për bizneset dhe duke forcuar lidhjet ekonomike ndërmjet Kosovës dhe komunitetit të saj në Gjermani, transmeton Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Frankfurt am Main, përcjell helveticALforum.ch.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Kosova dhe Irlanda sot me konferenca e stërvitje në “Fadil Vokrri”

0
Kosova dhe Irlanda sot me konferenca e stërvitje në “Fadil Vokrri”. Një ditë para përballjes mes Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Irlandës, të...