BallinaDiasporaFilmi shqiptar “AGIA” përzgjidhet në Festivalin e Varshavës

Filmi shqiptar “AGIA” përzgjidhet në Festivalin e Varshavës

-

ilmi shqiptar “AGIA”, me skenar dhe regji të Lorin Terezit, është përzgjedhur në kategorinë 1–2 të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Varshavës, ku do të ketë premierën botërore në edicionin e 42-të të festivalit, që zhvillohet nga 9 deri më 18 tetor 2026.

“AGIA”, i mbështetur financiarisht nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë (QKK) dhe Qendra e Filmit të Malit të Zi (Filmski centar Crne Gore), shënon debutimin e regjisorit të ri Lorin Terezi në filmin artistik me metrazh të gjatë.

Filmi është një bashkëprodhim mes Shqipërisë, Malit të Zi dhe Austrisë, i prodhuar nga Tunnel Film, me producent Florenc Papas, dhe OnFilm Production, me producent Dritan Huqi, në bashkëpunim me Ivan Djurovic, Elly Senger-Weiss dhe Besnik Krapi. Projekti ka marrë gjithashtu mbështetje për zhvillim nga SEE Cinema Network. I vendosur në Shqipërinë e viteve ’90, në periudhën e rënies së regjimit komunist, filmi ndjek historinë e një gruaje të re që përballet me normat e ngurta të një komuniteti të izoluar dhe kërkon të fitojë hapësirë për jetën, dëshirat dhe zgjedhjet e saj.

Në kastin e “AGIA” janë Luiza Xhuvani, Lulzim Zeqja, Kosovare Krasniqi, Lurni Krasniqi, Afrim Muçaj dhe Luan Jahja. I themeluar në vitin 1985, Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Varshavës është një festival ndërkombëtar konkurrues, i akredituar nga FIAPF – International Federation of Film Producers Associations. A.K./TemA

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Suedia paguan emigrantët për t’u larguar nga vendi

0
Qeveria e Suedisë po paguan emigrantët për t’u larguar nga vendi, ndërsa qytetarët i drejtohen kutive të votimit në zgjedhjet e këtij muaji. Ndërsa...