BallinaAtdheuFeride Rushiti: E lumtur për nominimin për Çmimin Nobel për Paqe 2025

Feride Rushiti: E lumtur për nominimin për Çmimin Nobel për Paqe 2025

-

Feride Rushiti, drejtoreshë e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), bëri të ditur se ajo dhe organizata e saj janë nominuar për Çmimin Nobel për Paqe 2025.

“Jam thellësisht e lumtur dhe e nderuar se unë dhe Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) jemi nominuar për Çmimin Nobel për Paqe 2025. Ky vendim për nominim, i propozuar nga deputeti i Parlamentit Suedez, z.Magnus Jakobsson më mbush me emocione të papërshkrueshme dhe mirënjohje të thellë”, bënë të ditur drejtoresha e QKRMT-së Rushiti.

Nëpërmes një postimi në Facebook, ajo ka falënderuar deputetin suedez, Jacobsson, për besimin e tij në misionin e saj.

“Ky moment është një arritje e madhe për mua, ekipin e jashtëzakonshëm të QKRMT-së, dhe mbi të gjitha, për të mbijetuarit që kemi privilegjin t’u shërbejmë tash e 25 vjet. Ky moment i veçantë, na frymëzon të vazhdojmë përpjekjet tona kolektive, duke avokuar globalisht dhe ndarë praktikat e mira të Kosovës, për të trajtuar këtë plagë të rëndë dhe për të kontribuar në parandalimin e dhunës seksuale në konflikt, si dhe në arritjen e drejtësisë për të mbijetuarit”, shkruan turje Rushiti. Ajo falënderon të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë këtij çerekshekulli të punës e tyre. “Ky moment na takon të gjithë neve që besojmë në një botë më të drejtë dhe paqësore”, shkruan Rushiti, njofton rtk.

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Përurohet në Lipjan obelisku për UÇK-në, shkronjat e arta ndriçojnë kodrën...

0
Në një kodër të Blinajës, në komunën e Lipjanit, është përuruar një obelisk i veçantë me tri shkronjat e arta “UÇK”, raporton KosovaPress. Vendosja e...