BallinaDiasporaEkspozitë përkujtimore për Fehmi Agani në Zürich

Ekspozitë përkujtimore për Fehmi Agani në Zürich

-

Në një atmosferë kulturore dhe përkujtimore, Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih siç mëson helveticALForum.ch, organizon një ekspozitë tematike-muzeore kushtuar një prej figurave më të rëndësishme të historisë moderne shqiptare, akademikut Fehmi Agani.

Ekspozita me titull “Kontributi Atdhetar, Intelektual dhe Politik i Akademik Fehmi Aganit” sjell para publikut një përmbledhje të pasur të jetës dhe veprimtarisë së tij shumëdimensionale. E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës dhe e organizuar në bashkëpunim me Shoqatën “Sali Çekaj” në Zvicër, kjo ngjarje synon të ndriçojë rolin e Aganit në zhvillimet intelektuale, politike dhe shoqërore të vendit.

Përmes dokumenteve, fotografive dhe materialeve arkivore, vizitorëve do t’u ofrohet një pasqyrë e thelluar e angazhimit të tij në proceset historike të Kosovës, si dhe ndikimi i tij në ndërtimin e mendimit politik dhe akademik shqiptar. Ekspozita gjithashtu ka për qëllim të promovojë ruajtjen dhe kultivimin e vlerave historike e kulturore ndër brezat e rinj.

Ngjarja do të mbahet më 11 prill 2026, në orën 18:00, në ambientet e Gemeindesaal në Zollikon, duke pritur pjesëmarrës nga komuniteti shqiptar dhe më gjerë. Kjo ekspozitë përbën një mundësi të veçantë për të reflektuar mbi trashëgiminë e një personaliteti të shquar dhe për të nderuar kontributin e tij të pazëvendësueshëm në historinë kombëtare, transmeton Konsullata e Kosovës në Cyrih, përcjell helveticALForum.ch.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Avokati i Popullit: 214 të ndaluar, 26 me shenja dhune, disa...

0
Avokati i Popullit në Shqipëri, Endri Shabani, ka bërë publike gjetjet paraprake të monitorimit të zhvilluar nga Mekanizmi Kombëtar për Parandalimin e Torturës gjatë...