Instituti për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë (IKKL) dhe Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Düsseldorf, në bashkëpunim me Shoqatën e Studentëve Shqiptarë në Nordrhein-Westfalen dhe Këshillin e Studentëve të Universitetit Duisburg-Essen, organizon ekspozitën “Helmimet në Kosovë (1990–1992)”.
Kjo ekspozitë organizohet në kuadër të aktiviteteve të “Ditëve të Ballkanit Perëndimor 2026”, një iniciativë e Landit Nordrhein-Westfalen që synon forcimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimit ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe këtij rajoni.
Ekspozita trajton rastet e helmimeve masive të nxënësve që ndodhën në Kosovë gjatë viteve 1990–1992, të cilat prekën mijëra qytetarë, kryesisht nxënës të shkollave. Ajo paraqet dokumente origjinale, fotografi, raporte të organizatave ndërkombëtare dhe dëshmi autentike të kohës, duke kontribuar në dokumentimin dhe trajtimin historik të këtyre ngjarjeve. Këto helmime, të evidentuara dhe të trajtuara nga burime vendore dhe ndërkombëtare, përbëjnë një ndër episodet më të rënda dhe më të pazakonta në Evropën e asaj periudhe, si për nga përmasat, ashtu edhe për nga forma e krimit dhe ndikimi i tyre shoqëror e politik.
Vendi dhe koha:
11–15 maj 2026
Universiteti Duisburg-Essen, Kampusi Essen
(Hyrja pranë kafeterisë së verdhë)
Adresa: Universitätsstraße 2, 45141 Essen
Hapja zyrtare: 11 maj, ora 18:30
Përmbyllja: 15 maj, ora 14:00
16 maj 2026
Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, Düsseldorf
Adresa: Bilker Straße 29, 40213 Düsseldorf
Hapja zyrtare: ora 11:00
Orari i vizitave: 11:00–16:00
Ju ftojmë ta vizitoni ekspozitën dhe të njiheni nga afër me dëshmitë e një prej ngjarjeve më të rënda që përjetoi Kosova gjatë viteve ’90, transmeton
Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, përfcjell helveticALForum.ch.




