BallinaDiasporaAty ku mësohet shqip, atdheu mbetet i gjallë

Aty ku mësohet shqip, atdheu mbetet i gjallë

-

Nga Hamzë Morina, ish kryetar i LAPSH-it, mësues veteran

LAPSH “Naim Frashëri” Aargau – ” Gjuha ruhet, aty ku shkruhet”!

Këshilli kantonal i Lidhjes së arsimtarëve të Kantonit të Aargaut mbajti sot takimin e radhës për të bashkërenditur punët për fillimin e vitit të ri shkollor 2026/27, për të shpërndarë librat shkollorë dhe për tu njoftuar për fillimin e mbarë të mësimit në këtë kanton të Zvicrës.

Tradita që po i afrohet dekadës së 40 të po vazhdon edhe përkundër sfidave. Si herave tjera edhe kësaj radhe ata më ftuan dhe kisha nderin që të takohem jo vetëm me koleg/e me të cilët më kishte lidhur puna dhe kujdesi për gjenerata të tëra me gjuhën shqipe, po edhe me kolege të cilat kishin ardhur rishtas për të kontribuar në këtë profesion dhe kishin marrë përsipër ti bashkohën këtij misioni të shenjtë – kultivimin e gjuhës dhe kulturës amtare në mërgatë.

Riza Demaj, kryetar i Lidhjes i njoftoi me rendin e ditës ku ishin të specifikuara të gjitha detyrimet që edhe ky vit të jetë i mbarë si gjithë të tjerët.

Në fund mësimdhënësit/et morën librat shkollorë, për të filluar mbarë punën me nxënësit e tyre.

Kësaj radhe unë, kolegeve që kishin filluar punën këto vitet e fundit u dhurova librin tim “Shumësi qasjesh në shkollën shqipe në Diasporë” – Kumtesa të paraqitura në Seminarin kombëtar, libër që shpresoj shumë t i ndihmojë ata me përvojat didaktike dhe metodike të kolegëve të tyre të dy dekadave të mëhershme në mësimdhënje!

Riza Demaj me këtë rast më dhuroi librin e mikut tonë të mirë, ish mësimdhënësit të zellshëm të gjuhës dhe kulturës amtare në vietet e 90 ta në këtë kanton, Isa H. Dermaku ” Rexhep Taku _ Flakë e pashuar e lirisë “, monografi kushtuar Familjes atdhetare Demaj të Rugovës e që në fokus ka veprimtarinë patriotike të babait të Riza Demajt, i cili heroizmin e kësaj familje e kishte vazhduar me nder në Lëvizjen e madhe të studentëve të vitit 1981, ku dhe ishte denuar me 15 vite burg.

Ndihem krenar me të gjithë këta kolegë e kolege duke filluar me nismëtarin e këtij mësimi Isa Dermakun, i cili poashtu si unë është në pension dhe ata që sot takova e më të cilët kisha bashkëpunuar mbi dy dekada: Elfeten, Halimen, Eshtrefen, Vaxhidin dhe me të tjerat që u takova sot për herë të parë Dhuratën, Vjosen, Fitoren dhe dy tjerat që kishin krijuar një ekipë të mirë për të marrë këtë vit përsipër këtë mision që këtë gjuhë të bukur ta përcjellin në vazhdimësi te brezat që po rriten larg Atdheut të tyre.

Aty ku kultivohet dija dhe qarkullon libri garantohet një e ardhme më e mirë.

Suksese!

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Lea Ypi mbështet studentët protestues: Shqipëria ka nevojë për një alternativë...

0
Shkrimtarja shqiptare dënon dhunën policore dhe kërkon që zemërimi i të rinjve të shndërrohet në një projekt të mirëfilltë ndryshimi shoqëror. Sipas saj, zëvendësimi...