BallinaSportiDortmund kalon edhe Stuttgart

Dortmund kalon edhe Stuttgart

-

Borussia Dortmund ka marrë fitoren e katërt rresht në Bundesligë. Verdhezinjtë e drejtuar nga Niko Kovac fituan të shtunën 0-1 në transfertën delikate ndaj Stuttgart. Vendimtar në këtë sfidë të vështirë për verdhezinjtë ishte goli i shënuar nga Maximilian Beier, i cili e kishte të lehtë të shtynte topin në rrjetë, pas asistit të mrekullueshëm të Jobe Bellingham.

Në minutën e 73-të, Dortmund i afrohet golit të dytë, por goditja e Konstantinos Karetsas përfundoi pak jashtë shtyllës së djathtë. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Borussia Dortmund fiton 0-1 dhe kryeson e vetme me 12 pikë. Stuttgart e ka nisur shumë keq këtë sezon dhe renditet momentalisht në vendin e 14-të, transmeton BW.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Berisha: Rama mendoi asgjësimin e revoltës studentore, por gaboi!

0
Kreu i PD Sali Berisha në një konferencë për mediat ka kërkuar që të lirohen protestuesit e ndaluar gjatë revoltës studentore. Berisha tha se kryeministri...