BallinaKulturaDokumente dhe fotografi të rralla për Shën Nënë Terezën ekspozohen në Prishtinë

Dokumente dhe fotografi të rralla për Shën Nënë Terezën ekspozohen në Prishtinë

-

Biblioteka Kombëtare e Kosovës organizon aktivitet shkencor, kulturor dhe dokumentar në 10-vjetorin e shenjtërimit të Shën Nënë Terezës

PRISHTINË – Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” do t’i kushtojë një aktivitet të veçantë shkencor, kulturor dhe dokumentar Shën Nënë Terezës, me rastin e 10-vjetorit të shenjtërimit të saj.

Aktiviteti do të mbahet më 5 shtator 2026, duke filluar nga ora 14:00, në ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës në Prishtinë.

Në kuadër të këtij aktiviteti do të promovohet libri i përgatitur nga Prof. Dr. Skender Asani dhe Dr. Albert Ramaj, një botim që sjell dokumente, fotografi, letra dhe artikuj të botuar në periodikët katolikë “Katoličke Misije” dhe “Blagovest”.

Përmes materialeve të përfshira në këtë botim, autorët synojnë të hedhin dritë mbi aspekte të rëndësishme të jetës dhe veprimtarisë së Gonxhe Bojaxhiut, e njohur në mbarë botën si Shën Nënë Tereza.

Një tjetër pjesë e rëndësishme e aktivitetit do të jetë hapja e ekspozitës dokumentare kushtuar Gonxhe Bojaxhiut – Shën Nënë Terezës. Ekspozita përbëhet nga 30 panele, në të cilat janë prezantuar fotografi, dokumente, faksimile dhe materiale të tjera me vlerë historike.

Vizitorët do të kenë mundësi të njihen më nga afër me rrugëtimin jetësor të Gonxhe Bojaxhiut, nga Shkupi e deri te veprimtaria e saj humanitare dhe misionare, përmes së cilës u shndërrua në një nga figurat më të njohura shqiptare dhe botërore të shekullit XX.

Aktiviteti synon të sjellë para publikut dokumente dhe dëshmi që ndihmojnë në pasurimin e kujtesës historike dhe kulturore për figurën e Shën Nënë Terezës, duke vënë në pah edhe përmasën ndërkombëtare të veprimtarisë së saj.

Ngjarja organizohet në kuadër të 10-vjetorit të shenjtërimit të Shën Nënë Terezës dhe realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit në Kosovë. Organizatorët presin që aktiviteti të shërbejë jo vetëm si një homazh për figurën dhe veprën e Shën Nënë Terezës, por edhe si një mundësi për studiuesit, të rinjtë dhe publikun e gjerë që të njihen me dokumente e materiale historike që dëshmojnë për jetën dhe trashëgiminë e saj, transmeton rtk.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Vapa e vjeshtës favorizon virozat

0
Temperaturat e larta, jo të zakonshme për periudhën e vjeshtës, po shoqërohen me përhapjen e virozave, të cilat këtë vit po shfaqen me simptoma...