BallinaDiasporaDita e Pavarësisë, kryebashkiaku i Nju Jork-ut, Adams, feston me flamurin shqiptar

Dita e Pavarësisë, kryebashkiaku i Nju Jork-ut, Adams, feston me flamurin shqiptar

-

Kryetari i Bashkisë së Nju Jork-ut (New York), ka uruar të gjithë shqiptarët me rastin e Ditës së Flamurit.

Kryebashkiaku ka ri-konfirmuar edhe një here lidhjet e shkëlqyera me diasporën shqiptare duke festuar mes tyre.

Përmes një postimi në median sociale “X” më parë Twitter, Adams shkruan: “Nga Bronx në Queens, shqiptarët kanë formësuar shumë nga lagjet tona dhe kanë ndarë shumë nga kultura e tyre me qytetin tonë”.

“Sot, në prag të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, ne ngritëm flamurin e tyre si simbol i lidhjes sonë si njujorkezë dhe frymës së të bërit të gjërave së bashku”, vazhdon mesazhi i kryetarit të Bashkisë së New York-ut, Eric Adams, i cili ka bërë publik dhe fotot nga festa.

Adams nuk e ka fshehur asnjëherë simpatinë e tij për komunitetin shqiptar, të vendosur në një prej qyteteve më të mëdha në botë dhe çdo vit ka festuar edhe Pavarësinë e Shqipërinë. /rtsh.al/

 

 

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Studimi: Pirja e duhanit rrit rrezikun e demencës dhe Alzheimerit

0
Një studim i gjerë shkencor, që përfshiu rreth 2.8 milionë njerëz, ka zbuluar se pirja e duhanit lidhet me rritjen e rrezikut për zhvillimin...