BallinaKulturaDasmë, dekë e jetë

Dasmë, dekë e jetë

-

Nga Zize Liza Pepshi, Zvicër

(Në përvjetorin e martesës)

Kërisi daullja edhe pushka

Seç u shkri bora në bjeshkë

Në Rrafsh ç’u trand fusha

Zjarri në pyll mori eshkë.

Dasmorët me armë në krah

Qëndrojnë gëzuar në kuaj shale

Zemra u këput, ç’bëri ah!

Rënkimë gjëmë ushtoi në male

Tepihë të kuq mbuluan kodrën

Plisa të bardhë dolën mbi re

Vëllai Sali këndonte për motrën

Për jetën aty deri dje

Kaq shumë krushq në këtë dasmë

Kaq shumë valle e kaq shumë këngë

Në qiellin sipër sikur basmë

Ç’u shfaq një shenjë, beng.

Shqiponja fluturoi në lartësi

Hije mbi tepihët në lëndinë

Logun e kaploi një qetësi

Nusja me dhëndrrin po vinë.

Vel’ i bardhë në Junik

Shami dasme der’n’ Koshare

Për Kosovën Republikë

Zbrazen pushkët si batare

Një lulëkuqe mbiu n’qilim

Nxori kokën si mbi det

U bashkofshi dhe n’amshim

Nuse Xixë dhëndër Met.

Shkuan vite, u bënë det

Zëri yt më thërret gjithnjë

Pse më ike Muhamet

E më le kështu të shkretë.

Jo jo jo janë bimët tua

Që më mbajnë mua në Jetë

Kreshnik e Kështjellë – mollë e ftua

Vazhdojmë shtigjet thik përpjetë

Dhe më fal për këto pika loti

Që m’ ranë në faqe e në mjekër

Pse s’u kthyeka kurrë më moti

Si dikur, sikur atëherë.

Rri pa brenga rri i qetë

Në këtë ditë e përvjetor

Je pranë nesh pusho i qetë

Jem’ si mali me dëborë.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Tornadoja godet Italinë, rreth 40 të plagosur dhe dëme të mëdha...

0
Një mot ekstrem ka goditur këtë pasdite qytetin e Kremonës në Itali, ku një tornado e shoqëruar me breshër dhe erëra të forta ka...