BRONX, NEW YORK – Shkolla e Trashëgimisë Shqipe “Children of the Eagle” është gati të nisë programin e ri mësimor për vitin shkollor 2026–2027, duke vijuar misionin e saj për ruajtjen dhe përcjelljen e gjuhës, kulturës dhe traditave shqiptare tek brezi i ri. Programi do të nisë më 19 shtator 2026, në ambientet e PS 108, në adresën 1166 Neill Ave, Bronx, NY 10461. Mësimi do të zhvillohet çdo të shtunë, nga ora 10:00 deri në 13:00. Shkolla u ofron fëmijëve mundësinë të mësojnë dhe të përmirësojnë gjuhën shqipe, duke u njohur njëkohësisht me historinë, kulturën dhe trashëgiminë shqiptare. Për komunitetin shqiptar në New York, këto programe kanë një rëndësi të veçantë në ruajtjen e identitetit kombëtar dhe në forcimin e lidhjes së fëmijëve me gjuhën dhe rrënjët e tyre. Regjistrimet për vitin e ri shkollor kanë filluar dhe prindërit e interesuar mund të marrin informacion dhe të kontaktojnë shkollën në numrin 917-733-8434 ose përmes adresës elektronike aaduallanguage@gmail.com.
Me moton dhe frymën e saj të përkushtimit ndaj brezit të ri, “Children of the Eagle” fton familjet shqiptare t’i bashkohen këtij rrugëtimi edukativ e kulturor.
Ju mirëpresim!
#ChildrenoftheEagle #AADLC, transmeton helveticALforum.ch.










