BallinaKultura“Check-in Festival”, në Gjirokastër, turistët u bashkohen ritmeve të muzikës

“Check-in Festival”, në Gjirokastër, turistët u bashkohen ritmeve të muzikës

-

Nën tingujt e muzikës dhe atmosferës festive, “Sheshi Çerçiz Topulli ” në Gjirokastër u gjallërua mbrëmjen e djeshme nga nata e parë e “Çekin Festival”, që bëri bashkë të rinj, banorë dhe turistë.

Festivali do të zgjasë dy mbrëmje, duke sjellë këngëtarë të njohur për publikun e ri dhe duke i dhënë qytetit një energji të veçantë.

Më pëlqen që është një mbrëmje festive dhe që do të zgjasë dy mbrëmje, domethënë edhe sot edhe nesër, dhe që do të vijnë këngëtarë që dëgjohen më shumë nga rinia. Mendoj që Gjirokastrës i mungojnë aktivitete sidomos për të rinjtë dhe është një mundësi shumë e mirë për të gjithë adhuruesit e muzikës.”

Një tjetër i pranishëm shtoi se “Gjirokastra është një qytet shumë i veçantë, por kjo festë jep edhe më shumë energji. Na pëlqen shumë muzika, atmosfera dhe fakti që ka kaq shumë njerëz të mbledhur bashkë.”

Për shumë prej turistëve aktivitetet e mbrëmjes janë një tjetër mënyrë për ta përjetuar Gjirokastrën përtej monumenteve dhe trashëgimisë së saj.

 “Na pëlqeu shumë atmosfera. Është hera e parë që vijmë në Gjirokastër dhe nuk e prisnim ta gjenim qytetin kaq të gjallë në mbrëmje. Muzika dhe njerëzit e bëjnë eksperiencën edhe më të bukur.”

Një tjetër turist u shpreh: “Është shumë bukur sepse mund të shijosh qytetin gjatë gjithë ditës dhe në mbrëmje të kesh këtë atmosferë. Po kalojmë shumë mirë dhe patjetër do t’ua rekomandojmë edhe miqve tanë.”

Aktivitetet e organizuara nga Bashkia Gjirokastër do të vijojnë përgjatë gjithë muajit shtator, duke i dhënë qytetit më shumë gjallëri dhe duke u ofruar turistëve një arsye më shumë për ta zgjedhur Gjirokastrën edhe në fundjavat e vjeshtës, transmeton rtsh.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Shkurte Fejza: Më 12 shtator, të gjithë njëzëri për çlirimtarët

0
Këngëtarja e njohur kosovare, Shkurte Fejza, u është bashkuar thirrjeve për pjesëmarrje në marshimin që do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në...