BallinaKultura25 tetori, “Dita Botërore e operas”

25 tetori, “Dita Botërore e operas”

-

Nga Vasil Tole

Tema e këtij viti për Ditën Botërore të Operës, “Opera Connects” (Opera na bashkon), vendos në qendër të vëmendjes një të vërtetë të thjeshtë: opera është një nga format e artit më thelbësisht ndërkombëtare që ekzistojnë, me rol të pazëvendësueshëm në edukimin artistik të publikut.

Trupat artistike, ekipet krijuese, bashkëprodhimet dhe karrierat artistike kapërcejnë vazhdimisht kufijtë shtetërorë. Ky realitet është i qartë por duhet bërë akoma edhe më i dukshëm si për publikun, ashtu edhe për vendimmarrësit që përcaktojnë të ardhmen e operas dhe të institucioneve të saj.

Në dy operat që kam shkruar, tek EUMENIDES (Eskili), kam shtjelluar në muzikë temën e së drejtës, tejkalimin e saj dhe dhënien e drejtësisë nga gjykata; kurse tek Opera Solemne “Gjergj Kastrioti Skënderbeu Kryezot i Arbërit” (imzot Fan S. Noli), kam trajtuar muzikalisht heroin tonë kombëtar dhe luftën për liri të shqiptarëve. /GDieli

•Operan “EUMENIDES” në formë koncertale e shihni këtu 👇

•Operan “Gjergj Kastrioti Skënderbeu Kryezot i Arbërit” në formë koncertale e shihni këtu👇

• Gëzuar “Ditën Botërore të Operas”!

#WorldOperaDay

#OperaConnects

#operaeumenides

#operasolemne

Në foto: Tenori Klodian Kaçani në rolin e Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, tek opera solemne “Gjergj Kastrioti Skënderbeu Kryezot i Arbërit”, Prishtinë, Kosovë

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Saranda vijon sezonin turistik edhe në vjeshtë, kroçera “Oosterdam” sjell rreth...

0
Porti i Sarandës ka mirëpritur një tjetër kroçerë turistike, duke dëshmuar se jugu i Shqipërisë mbetet një destinacion tërheqës edhe pas muajve të pikut...