Teoricieni dhe konspiracionisti i njohur, Alfred Cako ka zbardhur një pjesë të rebusit politik në vend, përmes një reagimi të fortë në rrjetet e tij sociale. Sipas tij, kryeministri Edi Rama tashmë ndodhet buzë greminës politike dhe po përjeton ditët e tij më të vështira në pushtet. Megjithatë, Cako paralajmëron se rënia e tij nuk do të sjellë automatikisht lirinë e kërkuar nga qytetarët. Ai pretendon se rrjeti i George Sorosit po punon etheve prapaskenave për të realizuar një rrotacion të kontrolluar pushteti. Qëllimi sipas tij është zëvendësimi i Ramës me një tjetër aktor të mirëstërvitur, të mirëpaguar dhe të integruar thellë brenda të njëjtit sistem globalist. Analisti thekson se ky plan përfshin kapjen e të gjithë spektrit politik, nga partitë e vjetra tradicionale e deri te lëvizjet e reja që shfaqen si reformatore. Pas kësaj loje figurash, sipas Cakos, fshihet projekti i rrezikshëm për krijimin e një “Kartagjene të Re” në Shqipëri, ku territori dhe burimet strategjike do të kontrollohen nga interesa të jashtme. Ndërkohë, teoricieni dhe konspiracionisti i njohur, Alfred Cako u bën thirrje të gjitha forcave sovraniste dhe intelektualëve të pavarur që të zgjohen e të organizohen me urgjencë. Vetëm përmes një poli të vetëmbrojtjes kombëtare, përfundon ai, mund të prishët kjo rrjetë merimange dhe të shpëtohet e ardhshma e Shqipërisë. “Populli thotë: Kush ka lind nga macja, gjuan gjithë jetën minj. Nuk ndryshon kurë. Bashkohuni gjithë sovranistët si një grup më vete në protestë. Sqaroni popullin. Intriga e merimangës së Sorosit po përpiqet të kapë në cergën e saj gjithë spektrin politik shqiptar pas rënies së Ramës: PS + PD + SHQIPËRIA E RE, + PATRIOTËT. Të gjithë këta, sorosjanë dinakë të vjetër e të rinj të mirpaguar e stërvitur po punojnë në orkestër së bashku, kundër çdo kundërshtimi dhe grupi që ja u kupton lojën. Janë në luftë dy anë të së njëjtës medalje për pushtet mbi Shqipërinë: sorosjanët kundër sionistëve për kontroll & territore.
Të dyja duan Kartagjenën e Re që do të dështojë. Sovranista, mos flini gjumë. Shfrytëzoni këtë moment, organizojuni si një pol më vete në protestë. Pas rrëzimit të Ramës ju mund t’i mundni të gjithë globalistët nëse filloni të organizoheni e strukturoheni. Ata janë në avantazh sepse punojnë së bashku prej 30 vjetësh. Ata kanë shumë burime financiare e intelektuale të përgatitur prej vitesh si ushtri e Sorosit. Por ata mund të munden nëse ne i demaskojmë çdo ditë qëllimet e tyre të përbashkëta. Jini vigjilentë! Mos e hani sapunin për djathë. Jo pdo gjë që shkëlqen është ar. Protestoni sa më shumë por sovranistët duhet të jenë të organizuar se pas rrëzimit të Ramës fillon beteja tjetër. Mblidhuni më vete me stafe intelektuale dhe rrini gati në mbrojtje të shqiptarisë”, shkruan teoricieni dhe konspiracionisti i njohur, Alfred Cako.
Cako bën propozimin radikal për shpëtimin e protestës
Nga ana teëtër në një reagim tjetër në rrjetet sociale, Cako ka lëshuar akuza të ashpra mbi mënyrën se si po menaxhohen dhe manipulohen protestat qytetare në vend. Ai ka denoncuar hapur kapjen e kauzave nga eksponentë të OJF-ve dhe figura të lidhura me rrethin e Sorosit, duke kërkuar me ngulm shmangien e përçarjes. Sipas tij, zgjidhja e vetme për suksesin e revoltës mbetet krijimi i një strukture kolegjiale përmes një “Kuvendi të Lezhës”, ku vendimet merren me konsensus dhe larg interesave personale.
“Qysh në fillim kam thënë: Mos rrini të përçarë e njëri gozhdës tjetri patkoit sipas varjantit të protestave në Libi dhe Iran; Kam dalë kundër kapjes së protestës si ‘tokë e xanum’ nga OJF-istët e variantit më të keq, – Sorosjanët, – të vjetër e të rinj, mjaftistat. Kjo është dhe një nga arsyet përse nuk kam qenë shumë aktiv fizikisht në protesta; Ju kam thënë që protesta nuk mund të komandohet nga çeta e mikrofonit ku dominojnë OJF-istat kurse D.Goxhaj është aty si Kamber Qafmolla e Myslim Peza në Konferencën e Pezës. OJF-istët në fund do ta flakin. Këtë e dinë edhe Zsorosjanët e vjetër që mbrojnë të rinjtë vërdallë e qëndrojnë në çdo moment me çetën e mikrofonit; Ju kam thënë s’ka autoritet komandues pa legjitimitet, konsensus e mirkuptim ku autoriteti kolegjial të dalë nga konsensusi i 5-6 grupeve që gjallojnë në protestë; Nuk preferoj të mbështes asnjë apo disa “Skënderbej” të dytë, pa një “Kuvend Lezhe” që ta zgjedhin “principatat” e protestës;
Pasi të zgjidhet grupi përfaqësues, individët e kësaj trupe kanë autoritet të marrin vendime të cilës pastaj duhet t’i bindemi të gjithë. Do të jetë kjo trupë kokegjiale që do përcaktojë veprimet e do të komandojë edhe mikrofonin dhe standartet formale të narrativës dhe etikës së diskutantëve. Këtë kam thënë në fillim, në vazhdim edhe sot dhe se nuk do të bëj pjesë në asnjë grupim dhe në asnjë strukturë organizative. Çdo debat e kam pasur mbi parime, në interes të kauzës së protestës dhe aspak personale me kërkënd. Nuk kam idhuj, veç rregullave, standarteve dhe Zotit”, nënvizon Cako. /BS










