BallinaFoto LajmBibla 570-vjeçare e Gutenberg, ekspozohet në Varshavë

Bibla 570-vjeçare e Gutenberg, ekspozohet në Varshavë

-

Një nga librat më të rrallë dhe më të çmuar në botë, Bibla e Gutenbergut, është ekspozuar në Galerinë e Arteve Mesjetare në Varshavë. Ky vëllim unik, i shtypur më shumë se 570 vjet më parë nga shpikësi i shtypshkronjës, Gutenberg, është një nga kopjet e pakta që kanë mbijetuar deri sot dhe e vetmja e ruajtur në Poloni.

Bibla e famshme vjen nga Muzeu Dioqezan në Pelpin, ku është ruajtur për shekuj.

Vlera e tij e madhe qëndron jo vetëm tek fakti se është një nga veprat e para të shtypura me tip të lëvizshëm, por edhe tek ruajtja e tij në gjendje të plotë me të dy vëllimet origjinale dhe lidhjen autentike të shekullit të 15-të.

Megjithëse është një vepër shekullore, Bibla e Gutenbergut ka ndihmuar studiuesit modernë të kuptojnë më shumë rreth teknikës revolucionare të shtypshkronjës.

Bibla e Gutenbergut ka kaluar nëpër sfida të mëdha historike. Me fillimin e Luftës së Dytë Botërore në vitin 1939, autoritetet polake e larguan nga vendi për ta mbrojtur nga rreziku i pushtimit nazist. Ajo u dërgua përmes Varshavës, Parisit dhe Britanisë së Madhe, për të përfunduar në Kanada, ku u ruajt në një bankë deri në vitet 1950.

Në vitin 1959, pas më shumë se 20 vitesh në mërgim, Bibla u rikthye në Poloni. Para se të kthehej përfundimisht në Pelpin, ajo u ekspozua për disa ditë në Muzeun Kombëtar të Varshavës, njofton euronewsal.

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

PRESIDENTJA E KOSOVËS NË BALLON E MARINSAVE AMERIKANË, RIKUJTON MIQËSINË DHE...

0
Prishtinë – Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë pjesë në Ballon e Marinsave Amerikanë, organizuar me rastin e 251-vjetorit të...