BallinaAtdheuBetimi i ministrave të rinj, Rama mban mbledhjen e parë të qeverisë...

Betimi i ministrave të rinj, Rama mban mbledhjen e parë të qeverisë së re

-

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte, 6 mars, mbledhjen e parë të qeverisë së re, pas ceremonisë së betimit të 6 ministrave të rinj dhe zv/kryeministres para Presidenti Bajram Begaj.

Gjatë mbledhjes, Rama diskutoi mbi prioritetet e qeverisë dhe sektorët që mbulojnë ministrat e rinj, duke vendosur linjat kryesore të punës dhe fokusit për periudhën në vazhdim.

Pas betimit, Albana Koçiu do të mbajë postin e zv/kryeministres, duke u bërë kështu numri dy i qeverisë. Ndryshimet në qeverinë e re përfshinë edhe emërimin e Ferit Hoxha si Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, Besfort Lamallari si Ministër i Brendshëm, Toni Gogu si Ministër i Drejtësisë, Enea Karakaçi si Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Ermal Nufi si Ministër i Mbrojtjes dhe Erjona Ismaili si Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Gjatë ditës së sotme ministrat morën zyrtarisht detyrën pas ceremonisë së betimit që u zhvillua në Pallati i Brigadave, transmeton rtsh.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Kurti takohet me Kallasin, kërkon presion ndaj Serbisë për sulmin në...

0
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka ngritur para shefes së diplomacisë evropiane Kaja Kallasi shqetësimin për dënimet ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, duke i cilësuar...