BallinaAtdheuBerisha uron pavarësinë e Kosovës: Shtet shembull demokracie

Berisha uron pavarësinë e Kosovës: Shtet shembull demokracie

-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha uroi sot nga Kruja 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, duke e cilësuar Kosovën “një shtet shembull demokracie, drite dhe shprese për rajonin dhe shqiptarët”.

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarë dhe simpatizantë në Krujë, Berisha shprehu mirënjohje për mbështetjen ndaj Partisë Demokratike, ndërsa e cilësoi Krujën si simbol frymëzimi për lirinë dhe atdhetarinë.

“Kruja është frymëzim për çdo njeri që beson se edhe në rrethana të pabarabarta, betejat e drejta mund të fitohen. Ky është leksioni që na la historia dhe Skënderbeu”, u shpreh ai.

Duke ndalur te 17 Shkurti, Berisha theksoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës përbën një nga datat më të rëndësishme në historinë kombëtare, pas pavarësisë së Shqipërisë.

Sipas tij, Pavarësia e Kosovës u arrit falë përpjekjeve dhe sakrificave të shqiptarëve ndër vite.

Berisha kujtoi gjithashtu rolin e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, duke theksuar se kërkesa e tij e vazhdueshme për pavarësi, ndonëse fillimisht pa mbështetje ndërkombëtare, u shndërrua në një kauzë të drejtë të mbështetur nga vendet kryesore perëndimore.

Ai shprehu mirënjohje për mbështetjen e dhënë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vende të tjera partnere në procesin e shtetformimit të Kosovës.

Në përfundim, Berisha uroi shqiptarët për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, duke e cilësuar 17 Shkurtin si “datën e dytë më të rëndësishme në historinë kombëtare”, transmeton rtsh.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Rama u bën sërish thirrje studentëve për dialog, protestuesit këmbëngulin në...

0
Kryeministri Edi Rama ka përsëritur thirrjen për dialog ndaj studentëve protestues, të cilët prej më shumë se dy javësh vijojnë protestat kundër qeverisë, duke...

TRENI