BallinaAtdheuBerisha në CDI: Shqipëria, narkoshteti i parë në Evropë

Berisha në CDI: Shqipëria, narkoshteti i parë në Evropë

-

Kryedemokrati Sali Berisha ka folur sot në një sesion ndërkombëtar, duke përshëndetur mbështetjen e CDI-së, organizatës ndërkombëtare të partive, për përpjekjet e tij kundër krimit dhe korrupsionit në Shqipëri.

Berisha e ka cilësuar Shqipërinë si “shtetin e parë dhe të vetëm narkotik në Evropë”, duke vlerësuar qendrimin e CDI-së si një ndihmë të çmuar në luftën kundër këtij fenomeni.

Ai ka theksuar se lufta kundër drogës dhe korrupsionit në vend është e vështirë, por mbështetja ndërkombëtare është një motiv shtesë.

Gjithashtu, Berisha ka kritikuar aleancën e Edi Ramës me kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez, duke përmendur se kur kryeministri i kërkoi Sanchez të mos jepte dorëheqjen, ai vetë ishte i përfshirë në korrupsione të mëdha.

Kryedemokrati e ka cilësuar këtë aleancë si problem serioz për vendet e Ballkanit dhe demokracinë në Europë, duke paralajmëruar se ndikimi dhe censura që shkakton mund të dëmtojnë proceset demokratike, transmeton oranews.

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Ambasadori Ylber Sela pret në Berlin drejtorin e Fondit për Sigurimin...

0
Takimi u fokusua në forcimin e diplomacisë ekonomike, shkëmbimin e përvojave me institucionet financiare gjermane dhe rritjen e qëndrueshmërisë së sistemit të sigurimit të...