BallinaAtdheuBerisha: 20 shkurti do jetë kryengritja paqësore më e fuqishme që ka...

Berisha: 20 shkurti do jetë kryengritja paqësore më e fuqishme që ka njohur Shqipëria

-

Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se 20 shkurti do të jetë “kryengritja paqësore më e fuqishme që ka njohur Shqipëria”, duke paralajmëruar një mobilizim të gjerë qytetar kundër qeverisë.

Në një deklaratë për mediat, Berisha u ndal edhe te projektligji për amnistinë penale, i cili pritet të mbërrijë së shpejti në Parlament duke theksuar se, pavarësisht se mazhoranca i ka votat e nevojshme për ta miratuar, qëndrimi i deputetëve të opozitës do të jetë i prerë.

“Sqaroj me përgjegjësi të plotë se asnjë person i dënuar për korrupsion nuk mund të përfitojë nga amnistia penale. Asnjë punonjës i administratës i dënuar për lidhje me krimin nuk mund të përfitojë. Ky është qëndrimi ynë”, u shpreh Berisha.

Sipas tij, amnistitë për kategori të tjera janë një praktikë e zakonshme që ndërmerret zakonisht në fundvit, por opozita nuk do të pranojë në asnjë rrethanë përfshirjen në skemë të personave të dënuar për korrupsion, transmeton rtsh.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Ambasadori Ylber Sela pret në Berlin drejtorin e Fondit për Sigurimin...

0
Takimi u fokusua në forcimin e diplomacisë ekonomike, shkëmbimin e përvojave me institucionet financiare gjermane dhe rritjen e qëndrueshmërisë së sistemit të sigurimit të...