POSTIMET E FUNDIT

Bashkëpunim i konsoliduar mes misioneve diplomatike të Kosovës dhe SHBA-së në Vatikan

Takim i rëndësishëm në Vatikan: Forcohet bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara

Përgatiti D.H

Sipas portalit helveticALforum.ch, Prof. Dr. Vehbi Miftari, Shef i Misionit të Republikës së Kosovës pranë Selisë së Shenjtë, ka zhvilluar një takim tejet të rëndësishëm me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Vatikan, z. Brian F. Burch II.

Ky takim dëshmon edhe një herë marrëdhëniet e shkëlqyera dhe partneritetin e ngushtë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, veçanërisht në kuadër të përfaqësimit diplomatik pranë Selisë së Shenjtë.

Duke u shprehur për këtë takim, Prof. Dr. Vehbi Miftari theksoi se me ambasadorin amerikan është ridëshmuar bashkëpunimi i shkëlqyer ndërmjet dy misioneve diplomatike në Vatikan, si dhe është ritheksuar gatishmëria e ndërsjellë për bashkërendimin e aktiviteteve të përbashkëta në të ardhmen. Sipas tij, këto aktivitete synojnë thellimin dhe forcimin e mëtejshëm të lidhjeve mes popujve dhe shteteve tona.

Takimi konsiderohet si një hap i rëndësishëm në avancimin e dialogut diplomatik dhe në fuqizimin e rolit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, duke reflektuar mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për shtetin e Kosovës dhe përpjekjet e tij drejt konsolidimit të marrëdhënieve ndërkombëtare, transmeton helveticALforum.ch

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB