BallinaBiznesiBanorët e Shkupit kanë 36 milionë euro borxh në tatime

Banorët e Shkupit kanë 36 milionë euro borxh në tatime

-

Qytetarët dhe kompanitë i detyrohen Bashkisë së Shkupit mbi 36 milionë euro në taksa dhe tarifa, informon sot administrata e bashkisë. Për këtë arsye, ata u bëjnë thirrje të gjithë taksapaguesve që nuk kanë paguar tatimin në pronë, tatimin në qarkullim, tatimin në trashëgimi dhe dhurata dhe tatimin komunal, që të shlyejnë detyrimet e tyre sa më shpejt të jetë e mundur. “Mbikëqyrje në borxhin dhe pagesat elektronike mund të bëhen përmes platformës elektronike të Qytetit të Shkupit: https://danoci.skopje.gov.mk/gskopje/root/public/l…”, thonë nga Bashkia e Shkupit.

Gjithashtu kanë ofruar edhe numër kontakti ku qytetarët mund të telefonojnë për më shumë informacion./BS

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Ambasadori Ylber Sela pret në Berlin drejtorin e Fondit për Sigurimin...

0
Takimi u fokusua në forcimin e diplomacisë ekonomike, shkëmbimin e përvojave me institucionet financiare gjermane dhe rritjen e qëndrueshmërisë së sistemit të sigurimit të...