BallinaAtdheuBalla pret në Kuvend të dërguarin e Trump

Balla pret në Kuvend të dërguarin e Trump

-

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, priti sot në Kryesinë e Kuvendit të Dërguarin Special të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump, për Partneritete Globale, ambasadorin Paolo Zampolli. Gjatë takimit, palët diskutuan mbi marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe SHBA-së, si dhe mbi zhvillimet rajonale e ndërkombëtare që lidhen me paqen, sigurinë dhe bashkëpunimin mes vendeve aleate.

Balla vlerësoi partneritetin strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA-së, duke theksuar rolin e vendit tonë si një faktor stabiliteti në rajon dhe një aleat i besueshëm në NATO. Në fokus të bisedës ishte edhe organizimi i Samitit të NATO-s që Shqipëria do të mirëpresë vitin e ardhshëm.

Sipas Ballës, ambasadori Zampolli shprehu vlerësim për kontributin e Shqipërisë në promovimin e paqes dhe dialogut, si dhe për angazhimin e Kryeministrit Edi Rama në nisma ndërkombëtare në shërbim të paqes. Gjatë takimit u vlerësua gjithashtu modeli shqiptar i bashkëjetesës ndërfetare, i konsideruar si një shembull i rrallë i harmonisë dhe tolerancës, që ka shërbyer ndër vite si bazë e unitetit dhe kohezionit të shoqërisë shqiptare, transmeton rtsh.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Ahmet Ismaili takohet me drejtuesit e FMN-së, në fokus reformat dhe...

0
Në kuadër të Takimeve Vjetore 2026 të FMN-së dhe Grupit të Bankës Botërore, guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili, zhvilloi një takim të nivelit të...