BallinaSportiAtalanta shkatërron Dortmundin dhe siguron vendin në 1/8 e Champions League

Atalanta shkatërron Dortmundin dhe siguron vendin në 1/8 e Champions League

-

Një mbrëmje e paharrueshme për futbollin italian në Bergamo! Atalanta arriti një fitore spektakolare 4:1 ndaj Borussia Dortmund në ndeshjen e kthimit të play-offit të Champions League, duke siguruar kualifikimin në 1/8 e finales.

Pas fitores 2:0 të Dortmundit në ndeshjen e parë, vendasit u hakmorën menjëherë. Golat e Scamacca (5′), Zappacosta (45′), Pashaliq (57′) dhe Samarxhiq (90+8′ – penallti) vulosën triumfin e Atalantës, ndërsa për gjermanët shënoi Adeyemi (75’).

Ndeshja ishte e hapur, me raste të shumta dhe një Atalantë dominuese që nuk i la shanse rivalit. Edhe pse Dortmund pati mundësi për të ngushtuar rezultatin, mungesa e konkretizimit e dërgoi skuadrën jashtë garës më prestigjioze europiane.

Me këtë fitore, Atalanta vulosi suksesin dhe avancon me besim për sfidat e radhës në Champions League./K.Goca/BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Gërvalla i përgjigjet BE-së: Vendimi i KGJK-së nuk duhet të vihet...

0
Prishtinë – Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë në detyrë, Donika Gërvalla, ka reaguar ndaj deklaratave të zyrtarëve të Bashkimit Evropian lidhur me vendimin e Këshillit...

Shorti i Conference League