BallinaSportiArbitrat shqiptarë në qendër të vëmendjes në Conference League 2025–2026

Arbitrat shqiptarë në qendër të vëmendjes në Conference League 2025–2026

-

Java e gjashtë e Conference League 2025-2026 do të jetë një “vitrinë” e mirë për arbitrat shqiptarë pasi UEFA u ka besuar dy takime.

Juxhin Xhaja do të jetë kryesori i ndeshjes mes ukrainasve të Dinamos së Kievit dhe armenëve të NOA FA. Kryesori në fjalë do të ndihmohet nga një ekip shqiptar arbitrash. Kështu anësorë do të jenë Arbër Zalla dhe Rejdi Avdo. Ndërsa arbitër i katërt do të jetë Olsion Yzeiraj. Dhoma e VAR në “Motor Lublin Arena” të Polonisë do të përbëhet nga holandezi Jeroen Manschot dhe Albert Doda.

Kryesori i dytë shqiptar në aksion do të jetë Florian Lata. Ky i fundit, së bashku me Ilir Tartarajn dhe Erind Burgun si anësorë, do të gjykojë duelin mes Slovan Bratislavës dhe BK Häcken. Arbitër i katër i kësaj sfide do të jetë Enea Jorgji. Ndërsa dhoma e VAR do të jetë 100% kuqezi me Kreshnik Bajramaj dhe Kreshnik Cjapin, transmeton rtsh.

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

PRESIDENTJA E KOSOVËS NË BALLON E MARINSAVE AMERIKANË, RIKUJTON MIQËSINË DHE...

0
Prishtinë – Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë pjesë në Ballon e Marinsave Amerikanë, organizuar me rastin e 251-vjetorit të...