BallinaEKSKLUZIVEAngela Kosta shpërblehet në Romë me Çmimin Ndërkombëtar “Të Komunikojmë me Europën”

Angela Kosta shpërblehet në Romë me Çmimin Ndërkombëtar “Të Komunikojmë me Europën”

-

Përgatiti Dashnim HEBIBI, Zürich

Një tjetër emër shqiptar i shtohet me dinjitet hartës së vlerësimeve ndërkombëtare kulturore. Angela Kosta është shpallur fituese e Çmimit Ndërkombëtar në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar Menotti Art – Spoleto (Itali), me motivacionin “Të Komunikojmë me Europën”, duke u nderuar njëkohësisht me titullin Ambasadore e Kulturës dhe Dr. Honoris Causa.

Ky vlerësim prestigjioz jepet nga institucione dhe organizma me peshë evropiane, si Bashkimi Evropian (Luksemburg, Bruksel & Romë), Parlamenti Evropian – Bruksel, Menotti Art Festival International, Shoqata e të Rinjve Evropianë, Instituti Evropian, Fondacionet T.A.U. dhe A.U.G.E, ndër të tjera.

Ceremonia zyrtare e ndarjes së çmimit do të zhvillohet më 05 shkurt, ora 15:30, në Pallatin e Kongreseve të Marriot Grand Hotel Flora në Romë, në një event që mbledh personalitete të artit, kulturës dhe institucioneve evropiane.

Angela Kosta ka shprehur mirënjohjen e saj të veçantë për Presidentin e Çmimit Europarlamentar, Profesor Luca Filipponi, si dhe për Zv. Presidenten Sabrina Morelli, duke e cilësuar këtë vlerësim si një nder të jashtëzakonshëm dhe një përgjegjësi për të vazhduar promovimin e dialogut kulturor evropian.

Ky çmim përfaqëson jo vetëm një arritje personale, por edhe një kontribut të rëndësishëm në përfaqësimin e kulturës shqiptare në arenën ndërkombëtare, duke dëshmuar se arti dhe komunikimi kulturor janë ura të forta lidhëse mes popujve dhe Evropës së bashkuar.

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Gurthemeli i “Odës së Hogoshtit” – një gur për të ardhmen

0
Shkruan Bajram IBRAHIMAJ, Zvicër Në vendlindjen tonë të dashur në Hogosht, u hodh një gur i rëndësishëm për të ardhmen e bashkëvendasve tanë – gurthemeli...