BallinaDiasporaAmbasadori Ylber Sela mori pjesë në Forumin e organizuar nga Oda Ekonomike...

Ambasadori Ylber Sela mori pjesë në Forumin e organizuar nga Oda Ekonomike e Magdeburgut

-

Dje (13.03.2025), Shkëlqesia e tij, Prof.dr.Ylber Sela, Ambasador i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Gjermani i shoqëruar nga zëvendësambasadori Vasko Gërkov, mori pjesë në Forumin e organizuar nga Oda Ekonomike e Magdeburgut për mundësitë e bashkëpunimit me kompanitë nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në forum, ku ishin të pranishme rreth 20 kompani nga qyteti i Magdeburgut dhe rrethina, përfaqësuesit e odave ekonomike të jashtme të Gjermanisë në vendet e Ballkanit Perëndimor prezantuan gjendjen aktuale të bashkëpunimit ekzistues midis kompanive gjermane dhe atyre nga vendet e rajonit, fushat dhe mundësitë për inicimin e bashkëpunimeve të reja biznesore, si dhe lehtësitë për investime në shtetet përkatëse.

Në segmentin hyrës, fjalë përshëndetëse mbajtën drejtori i Odës Ekonomike të Magdeburgut, Andreas Müller, ambasadori Ylber Sela dhe drejtori për bashkëpunim ndërkombëtar i Odës Ekonomike të Magdeburgut, Andreas Kerzig. Për mundësitë investuese në Maqedoni dhe bashkëpunimin mes RMV-së dhe Gjermanisë foli drejtoresha e Përfaqësisë së Odës Gjermane në Shkup, Antje Wandelt. / Burimi www.dnbc.de

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

LAKMIA — VARFËRIA E SHPIRTIT DHE PASURIA E MIRËNJOHJES

0
Nga Dashnim HEBIBI Lakmia — ajo etje e pangopur për më shumë — nganjëherë duket si një forcë që na shtyn përpara, por, në heshtje,...