BallinaDiasporaAmbasada e Shqipërisë në Budapest Organizoi Pritje për 112 Vjetorin e Pavarësisë...

Ambasada e Shqipërisë në Budapest Organizoi Pritje për 112 Vjetorin e Pavarësisë dhe 80 Vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë

-

Me rastin e 112 vjetorit të Pavarësisë dhe 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë Ambasada e Shqipërisë në Budapest organizoi një pritje në Budapest. Në këtë aktivitet morën pjesë anëtarë të qeverisë, anëtarë të Parlamentit Hungarez, ambasadorë dhe anëtarë të bërthamës diplomatike, akademikë, shqiptarë që jetojnë Hungari, drejtues biznesi dhe miq hungarezë të Shqipërisë.

Në fjalën e tij të hapjes ambasadori Ilirian Kuka vuri në dukje raportin pozitiv mes vendeve tona dhe ftoi të ftuarin që të punojmë së bashku për forcimin edhe më shumë të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Hungarisë.

Pas fjalimeve hapëse të ftuarit ndoqën programin artistik të realizuar nga pianistja e njohur shqiptare Merita Rexha Tershana dhe mezzo-sopranoja Vikena Kamenica dhe Delhusa Gjon- këngëtari hungarez me origjinë shqiptare interpretoi këngët e tij të mirënjohura, njofton Ambasada e Shqipërisë në Budapest.

helveticALforum

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

MOS NA VRISNI PËR TË DYTËN HERË

0
Xhavit Lipaj, Prof. Dr. Healthcare&Management - Doctor of Philosophy Liria ka emra. Ka varre. Ka nëna. Ka fëmijë. Në kujtim të viktimave të Masakrës së Studenicës. Për...