BallinaDiasporaAlarm për vendet e punës në Gjermani

Alarm për vendet e punës në Gjermani

-

Punonjësit e Volkswagenit, BMW-së, Boschit dhe kompanive furnizuese kundërshtojnë shkurtimet. Zhvillimet prekin drejtpërdrejt edhe familjet shqiptare që punojnë në prodhim, logjistikë dhe sektorët e lidhur me automobilat. Industria gjermane e automobilave po përballet me një nga krizat më serioze të viteve të fundit. Sindikata IG Metall organizoi këtë të hënë protesta dhe tubime në më shumë se 200 lokacione në të gjitha landet e Gjermanisë.

Sindikata kishte parashikuar pjesëmarrjen e mbi 100 mijë punonjësve në tubime, marshime dhe mbledhje brenda ndërmarrjeve. Aksionet u zhvilluan nën moton: “E ardhme në vend të shkurtimeve – solidariteti është marka jonë më e fortë”. Tagesschau

Sipas Reuters, në protesta morën pjesë punonjës të Volkswagenit, BMW-së dhe Boschit. Protestat vijnë vetëm disa ditë pasi Volkswagen uli parashikimin e fitimit për vitin 2026, duke paralajmëruar se marzhi mund të bjerë në jo më shumë se një për qind. Reuters

Vetëm gjatë vitit të kaluar, industria gjermane e automobilave humbi rreth 50 mijë vende pune, ose gjashtë për qind të fuqisë punëtore. Bosch ka paralajmëruar shkurtimin e deri në 13 mijë vendeve të punës në sektorin e automobilave deri në fund të dekadës. Reuters

Kompanitë e arsyetojnë krizën me kostot e larta të prodhimit, dobësimin e tregut kinez, tarifat amerikane dhe konkurrencën gjithnjë më të fortë nga prodhuesit aziatikë. Një problem tjetër është kalimi i vështirë dhe i kushtueshëm drejt automjeteve elektrike.

IG Metall kërkon ruajtjen e vendeve të punës dhe javës 35-orëshe, investime në fabrikat gjermane, uljen e çmimit të energjisë elektrike dhe mbrojtje më të madhe të prodhimit evropian. Për diasporën shqiptare ky zhvillim ka rëndësi të drejtpërdrejtë, pasi çdo reduktim në fabrikat kryesore mund të prekë edhe kompanitë nënkontraktore, transportin, logjistikën dhe shërbimet. Ende nuk ekzistojnë të dhëna se sa punonjës shqiptarë mund të preken konkretisht./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Kosova në Hagë, Shqipëria në ‘Ballkanin e Hapur’ dhe me ‘Shtetin...

0
Nga Kim Mehmeti Kanë të drejtë ata që thonë se Qeveria e Kosovës nuk bëri sa duhet për t’i ndihmuar të akuzuarit në Gjykatën Speciale...