BallinaArsimiAkademia Shqiptare e Shkencave dhe Arteve forcon bashkëpunimin me Universitetin e Tetovës

Akademia Shqiptare e Shkencave dhe Arteve forcon bashkëpunimin me Universitetin e Tetovës

-

Kryetari i Akademisë Shqiptare të Shkencave dhe Arteve, Prof. Dr. Hasan Jashari në RMV, dhe udhëheqësi i Departamentit të Shkencave Shoqërore, Prof. Dr. Abdulla Azizi, zhvilluan një takim pune në Universitetin e Tetovës. Ata u pritën nga Rektori, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti.

Përfaqësuesit e Akademisë e informuan Rektorin për projektet që po zhvillon Akademia, si dhe për konferencat shkencore që po realizohen në përputhje me Programin e Punës për vitin 2026.

Po ashtu, Rektori u informua lidhur me nismën tonë që Universiteti i Tetovës dhe universitetet e tjera të jenë bashkëpjesëmarrëse në procesin e pranimit të anëtarëve të rinj të Akademisë, të cilët kanë indeksime të larta në rangimet relevante për jetën akademike. Ideja është që kandidatët për anëtarë të rinj të propozohen nga Senati i universitetit ose nga këshillat mësimorë-shkencorë të fakulteteve përkatëse.

Gjatë bashkëbisedimit, Rektori Ahmeti na përgëzoi për punën që po bëjmë dhe ofroi bashkëpunim në procesin e pranimit të anëtarëve të rinj, në pjesëmarrjen e profesorëve të Universitetit të Tetovës në konferencat shkencore, si dhe në përpilimin dhe realizimin e projekteve të përbashkëta.

Në fund, e falënderojmë publikisht Rektorin e Universitetit të Tetovës, një institucion jashtëzakonisht të rëndësishëm për identitetin, gjuhën, kulturën dhe historinë e popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, për pritjen e ngrohtë dhe përkrahjen që po na ofron.

Tetovë, 24.08.2026

Nga Këshilli për Informim

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Zëri i Fuqishëm i Fjalës së Lirë: Angela Kosta, Poezia Shqipe...

0
Nga Dashnim HEBIBI, Cyrih “Sërish falënderoj me shumë mirënjohje botuesen Christine Chen për përkthimin dhe botimin e librit tim poetik në gjuhën kineze, i cili...