3.8 C
Zurich
Tuesday, February 17, 2026
spot_img
spot_img

Coca-Cola tërhiqet edhe nga tregu britanik për shkak të nivelit të lartë të kloratit

EKSKLUZIVE

Pas tërheqjes nga disa tregje europiane, Coca-Cola me përmbajtje të lartë klorati është larguar edhe nga tregu britanik. Nivelet e larta të kësaj substance u zbuluan gjatë testimeve rutinë në fabrikën e prodhimit në Ghent, Belgjikë.

Produktet e prekura mbajnë kode prodhimi nga 328 GE deri në 338 GE dhe janë tërhequr më parë nga tregjet e Belgjikës, Luksemburgut dhe Holandës. Lajmi është raportuar gjerësisht nga mediat prestigjioze si BBC, Sky News, France 24, Deutsche Welle, New York Times dhe The Guardian.

Cilat janë rreziqet nga klorati?

- Reklama -

Mjekët paralajmërojnë se ekspozimi ndaj niveleve të larta të kloratit mund të shkaktojë probleme me tiroiden, sidomos tek fëmijët dhe foshnjat. Efektet anësore përfshijnë:

  • Të përziera
  • Të vjella
  • Diarre
  • Ulje të aftësisë së gjakut për të thithur oksigjenin

A ndikon kjo në Shqipëri?

Coca-Cola Albania ka deklaruar për Euronews se Shqipëria nuk preket nga kjo tërheqje. Ndërkohë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ende nuk ka dhënë një përgjigje nëse ka kryer kontrolle për këtë çështje në tregun shqiptar, njofton euronewsal.

- Advertisement -

 

- Reklama -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme