3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

LUFTËTAR ROZAFI – Poezi nga “Kanuni poetik”

Duhet ti lexosh

/ Nga Atdhe GECI /

Gjatë jam konsultuar me veten
tëra hallet bluar i kam në kokë
një shtëpi shteti ma premtoi, se
atë që e kisha serbët ma dogjën

Asnjë turp unë s’e ha me bukë
bëra atë që më kërkonte atdheu
u plagosa dy herë nëpër beteja
dhe tani jam një gjysmë i rënë

Nderi im bukën s’e ha me turp
lirinë s’e kam menduar kështu
gruaja ime provoi të gjejë punë
por i vunë kusht, test në krevat

Atë çast i tërë qielli më zuri
desha ti vras ose t’ua vë flakën
por amaneti i babës nuk më la;
biri im, ti s´ke plumb për vëlla!…

Prishtinë, 2007 – poezi nga “Kanuni poetik”

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit