BallinaDiasporaAmbasadori i Kosovës Sabri Kiçmari ka marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit...

Ambasadori i Kosovës Sabri Kiçmari ka marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit te presidentit të Republikës së Palaut

-

SHT. Z. Surangel Vhipps, Jr., dhe zv. Presidentit, z. Raynold Oilouch. Ceremonia është mbajtur në Pallatin Presidencial në Koror.

Të njëjtën ditë është bërë edhe inaugurimi i deputetëve të zgjedhur të të dy dhomave të Parlamentit të Palaut, në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në dhomën e Senatit të Republikës së Palaut.

Me këtë rast ambasadori Kiçmari e ka urur presidentin Vhipps për rizgjedhjen e tij në detyrën e Presidentit duke i dëshiruar shumë sukses në realizimin e objektivave për mirëqenie, paqe, demokraci dhe propsperitet për popullin e Palaut. Është konfirmuar gatishmëria e dyanshme për thellimin edhe më tej të marrëdhënieve në mes të dy vendeve tona.

Në fjalën e tij para disa qindra të pranishmëve, përfshirë edhe shefa të shteteve, qeverive dhe misioneve diplomatike, presidenti Vhipps ndër të tjera ka thënë se e çmon shumë pjesëmarrjen e delegacioneve të shumta në Koror, si një dëshmi e respektit dhe  miqësisë me popullin dhe Qeverinë e Republikës së Palaut.

“Presidenti Vhipps është një mik shumë i mirë i vendit tonë, kurse marrëdhëniet në mes të dy vendeve tona po thellohen përditë e më shumë bazuar në respektin reciprok, paqen dhe vlerat e përbashkëta demokratike”, ka shkruar Kiçmari në ‘Facebook’. Gjatë vizitës në Palau, ambasadori Kiçmari e ka takuar dhe uruar zv. Presidentin e Palaut z. Raynold Oilouch dhe ministrin e jashtëm z. Gustav Aitaro.

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Ambasadori Ylber Sela pret në Berlin drejtorin e Fondit për Sigurimin...

0
Takimi u fokusua në forcimin e diplomacisë ekonomike, shkëmbimin e përvojave me institucionet financiare gjermane dhe rritjen e qëndrueshmërisë së sistemit të sigurimit të...