0.2 C
Zurich
Wednesday, November 19, 2025
spot_img
spot_img

`Pakon me fletëvotim dërgojeni vetëm në adresë të kutive postare të KQZ-së`

Duhet ti lexosh

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka dhënë një udhëzim të rëndësishëm të gjithë votuesve jashtë Kosovës për të cilët ka filluar procesi i votimit përmes postës për Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës që do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë për RTKLive se në bazë të procedurave, votuesit nuk duhet t’i dërgojnë pakot e tyre me fletëvotim në ambasada apo konsullata, pasi që ligji nuk e njeh këtë mënyrë votimi.

“Të gjithë shtetasit e Kosovës për të cilët ka filluar procesi i votimit përmes postës, duhet të dërgojnë pakon e tyre me fletëvotim vetëm në adresë të ndonjërës nga kutitë postare. Pako me fletëvotim e cila dërgohet direkt në përfaqësinë diplomatike, ashtu siç ka ndodhur në disa raste deri më tani, nuk mund të procedohen si të rregullta”, ka thënë Elezi për RTKLive.

Më 9 janar 2025, ka filluar periudha 31 ditore e votimit përmes postës për të gjithë shtetasit e Kosovës të cilët janë regjistruar për të votuar nga jashtë Kosovës dhe që kanë përzgjedhur këtë mënyrë votimi.

Kjo periudhë (9 janar – 8 shkurt 2025) do të vlejë vetëm për shtetasit që kanë arritur të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës dhe që gjatë regjistrimit janë përcaktuar individualisht për mënyrën e votimit:

  • duke dërguar fletëvotimin përmes postës në një nga kutitë postare të hapura nga KQZ jashtë Kosovës, apo
  • duke dërguar fletëvotimin përmes postës në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë.

Adresat e kutive postare:

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit