BallinaSportiNjë tjetër sulmues shqiptar drejt kampionatit Italian!

Një tjetër sulmues shqiptar drejt kampionatit Italian!

-

Një tjetër sulmues shqiptar mund të bëhet pjesë e Serisë A gjatë merkatos së janarit. Mediat gjermane dhe ato italiane bëjnë të ditur se klubi i Monzës ka piketuar si përforcim për repartin e avancuar Mërgim Berishën.

Futbollisti 26-vjeçar i cili përfaqëson Gjermaninë në arenën ndërkombëtare, është në pronësi të Hofenhajm, por nuk po aktivizohet rregullisht me këtë skuadër si pasojë e telasheve me dëmtimet që ka kaluar në vitet e fundit.

Monza është gati t’i ofrojë atij mundësinë të tregojë talentin në elitën e futbollit italian dhe sipas “Sky Deutchland”, kontaktet mes palëve kanë nisur në këto ditë.

Megjithatë, Berisha ka oferta edhe nga klube të tjera në Gjermani dhe po shqyrton mundësitë që i vihen përpara. Formula e transferimit është ajo e huazimit me të drejtë blerje për lojtarin, i cili ka luajtur dy ndeshje miqësore me përfaqësuesen A të Gjermanisë, njofton oranews.

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Kosova dhe Kroacia riafirmojnë partneritetin euroatlantik në Konferencën e Ambasadorëve Kroatë

0
Me ftesë të Kryeministrit të Republikës së Kroacisë, Andrej Plenković, përfaqësues të Republikës së Kosovës morën pjesë në Konferencën Vjetore të Ambasadorëve, Konsujve të...