Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule në një konferencë për mediat, ka folur në lidhje me votën e diasporës, ku shprehu shpresën se procesi do të sjellë një numër të lartë emigrantësh ku vota e tyre do të shpreh vullnetin e tyre për qeverinë dhe parlamentin.
Gjithashtu ai nuk la jashtë vëmendjes edhe problematikat dhe shqetësimet e para në lidhje me procesin, ku cilësoi se ka nevojë për asistencë dhe kjo mund të ofrohet nga kushdo pa u cënuar vija e kuqe për të mos kaluar në korrupsion zgjedhor.
Vangjel Dule: “Dëshiroj të përshëndes ata që kanë nisur që në momentin e parë të regjistrohen me intensitet inkurajues. Dëshiroj të shpreh urimin që procesi ë jetë sa më dinamik që deri në përfundim të tij të kemi një numër të konsiderueshëm emigrantësh që do të shprehin vullnetin e tyre për parlamentin dhe qeverinë e ardhshme.
Shpreh shpresën se procesi do të të vlerë e shtuar për dinjitetin dhe integritetin e votës, që janë të nëpërkëmbura në proceset zgjedhe që zhvillohen me prani fizike brenda vendit. Nuk mund të le jashtë vëmendjes edhe shqetësimet e para në lidhje e procesin. Ka nevojë për asistencë teknike. Ka struktura shtetërore, KQZ që mund ta japë këtë asistencë.
Është e mirëpritur asistenca e kujtdo, nga të rinjtë, por është një cak shumë i brishtë që të kalohet vija e kuqe dhe nga asistencë teknike të kalohet në korrupsion zgjedhor.
Kemi parë ministra që në postimet e tyre të shihet si monitorohet asistenca teknike e organizuar nga partitë. Nëse ky proces vijon, rrezikohet të shndërrohet në instrument të shndërrimit të votës në objekt të korrupsionit zgjedhor”, njofton oranews.




