BallinaAktualitetiTrump: Arrihet marrëveshja e pengjeve midis Izraelit dhe Hamasit

Trump: Arrihet marrëveshja e pengjeve midis Izraelit dhe Hamasit

-

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se është arritur një marrëveshje për pengjet në Gaza, mes raportimeve se Izraeli dhe Hamasi kanë rënë dakord për një marrëveshje armëpushimi.

“Kemi një marrëveshje për pengjet në Lindjen e Mesme.

Ata do të lirohen së shpejti”, postoi Trump në platformën “Truth Social”.

Më herët, grupi palestinez i rezistencës Hamas tha se i është përgjigjur zyrtarisht marrëveshjes së propozuar për armëpushim me Izraelin.

Në një deklaratë, grupi tha: “Udhëheqja e Hamasit sapo ua ka dhënë përgjigjen e saj ndërmjetësve (Egjiptit dhe Katarit) ndaj propozimit të armëpushimit”. Njoftimi pasoi një takim urgjent të byrosë politike të Hamasit për të diskutuar propozimin e ndërmjetësve, thuhet në deklaratë.

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Von der Leyen: Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm drejt BE-së

0
Ballkani Perëndimor po ndërmerr hapa të rëndësishëm drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ndërsa Shqipëria po shënon përparim mbresëlënës në rrugën e saj evropiane. Kështu...