BallinaAtdheuBegaj uron homologun kroat për fitoren në zgjedhje: Forcojmë partneritetin

Begaj uron homologun kroat për fitoren në zgjedhje: Forcojmë partneritetin

-

Presidenti, Bajram Begaj, ka uruar Presidentin e Kroacisë, Zoran Milanović, për fitoren e mandatit të dytë në krye të shtetit pas zgjedhjeve presidenciale në balotazhin e së dielës.

“Urimet më të përzemërta për mikun tim, Zoran Milanović, në rizgjedhjen si President i Kroacisë. Shohim përpara për të vazhduar forcimin e partneritetit tonë”, shkruan Presidenti Begaj në mesazhin e urimit në profilin e tij zyrtar në platformën X drejtuar homologut kroat.

Socialdemokrati mori më shumë se 74 për qind të votave në balotazhin e zhvilluar me rivalin e qendrës së djathtë, Dragan Primorac, i cili siguroi vetëm 25 për qind. Ish-kryeministri 58-vjeçar, Milanoviç, erdhi në krye të shtetit pas fitores në vitin 2020 nga partia kryesore opozitare e Socialdemokratëve, njofton rtsh.

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

UHZ FUQIZON PARTNERITETET NDËRKOMBËTARE

0
Në kuadër të fuqizimit të bashkëpunimit ndërkombëtar, Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë po mirëpret gjatë këtyre ditëve Dr. George Attard, ligjërues i lartë në fushën...