BallinaArsimiUHZ FUQIZON PARTNERITETET NDËRKOMBËTARE

UHZ FUQIZON PARTNERITETET NDËRKOMBËTARE

-

Në kuadër të fuqizimit të bashkëpunimit ndërkombëtar, Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë po mirëpret gjatë këtyre ditëve Dr. George Attard, ligjërues i lartë në fushën e Shkencave Rurale dhe Sistemeve Ushqimore, pranë Institutit të Sistemeve të Tokës në Universitetin e Maltës.

Sot, profesori Attard u prit në takim zyrtar nga Rektori i Universitetit “Haxhi Zeka”, Prof. Dr. Armand Krasniqi, ku u diskutuan mundësitë për avancimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e arsimit të lartë, kërkimit shkencor dhe zhvillimit të projekteve të përbashkëta.

Gjatë takimit, profesori Attard prezantoi mundësi konkrete për bashkëpunim përmes programeve dhe iniciativave ndërkombëtare, me fokus të veçantë në bujqësinë e qëndrueshme, zhvillimin rural, sistemet ushqimore dhe inovacionin. Gjithashtu, u diskutuan mundësitë për mobilitet akademik, shkëmbim të ekspertizës dhe përfshirje në projekte kërkimore ndërkombëtare.

Gjatë dy ditëve në vijim, profesori Attard do të mbajë ligjërata për studentët e Fakultetit të Agrobiznesit, duke ndarë njohuri dhe përvoja nga fusha e tij e ekspertizës. Po ashtu, janë paraparë takime me menaxhmentin e Fakultetit të Agrobiznesit për të identifikuar mundësi konkrete të bashkëpunimit akademik dhe kërkimor.

Kjo vizitë shënon një tjetër hap në drejtim të ndërkombëtarizimit të Universitetit “Haxhi Zeka” dhe krijimit të mundësive të reja për zhvillimin akademik e profesional të studentëve dhe stafit, njofton UHZ, përcjell helveticALforum.ch

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

ALEANCA PËR SHQIPTARËT: BËRVENICA, SHEMBULLI SE PAJTIMI ËSHTË I MUNDSHËM!

0
Bërvenica dje dha një mesazh që shkon përtej një rezultati zgjedhor. Ajo dëshmoi se dallimet e së kaluarës nuk duhet të jenë pengesë për...