BallinaDiasporaRrjeti i Miqësisë në Zvicër e uruan për një vit të mbarë,...

Rrjeti i Miqësisë në Zvicër e uruan për një vit të mbarë, z.Berisha dhe stafin e tij

-

Me rastin e fillimvitit, kryesues të Rrjetit të Miqësisë që veprojnë në Zvicër, vizituan Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih, ku u mirëpritën nga z. Vigan Berisha, Shef i Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih.

Takim ishte si zakonisht miqësor dhe bashkëbiseduan edhe për përkrahjen e bashkëpunimin edhe gjatë vitit që sapo e kemi filluar. Urimet ishin shumë të sinqerta dhe z.Berisha edhe kësaj here, ia bëri me dije, apo ia rikujtoi edhe veprimtarëve të bashkuar rreth Rrjetit të Miqësisë, se i gjithë stafi i Konsullatës ishte e do të jetë në shërbim të bashkatdhetarëve tanë edhe ate me shumë respekt. Z.Krasniqi, Useini dhe Robelli u ndanë shumë të kënaqur nga mikëpritja vëllazërore dhe vlerësojnë shumë modestinë e z.Berisha dhe afrimin e tij me mërgatën tonë në çdo kohë. Ja se si shprehet edhe z.Berisha me disa fjalë:

„Kënaqësi të mirëpresim në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih, Rrjetin e Miqësisë me Kryetar, z. Meti Krasniqi dhe anëtarët z.Florim Useini, z.Visar Robelli dhe z.Afrim Mehmeti“.

helveticALforum

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

“MALLI I MËRGIMTARIT”, NJË URË KULTURORE MES ATDHEUT DHE DIASPORËS

0
Nga Ramazan Çeka Një përjetim ku, ndonëse toka ishte greke, fryma, kënga dhe tradita ishin thellësisht shqiptare. Grupi Polifonik "Malli i Mërgimtarit", me drejtuesin artistik z....