BallinaAtdheuVerma viziton Tiranën, thekson se ShBA-ja synon thellimin e bashkëpunimit

Verma viziton Tiranën, thekson se ShBA-ja synon thellimin e bashkëpunimit

-

Richard Verma, Sekretari i Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet, ka nisur një vizitë pune në Tiranë.

Ai zhvilloi sot një bashkëbisedim publik në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, ku theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm me stafin dhe partnerët shqiptarë për të përballuar sfidat dhe për të eksploruar mundësi të reja.

Ai e ndau këtë moment në rrjetet sociale, duke thënë: “Bashkëbisedimi me punonjësit është thelbësor për të naviguar përmes sfidave dhe për të zbuluar mundësi të reja. Faleminderit, Shqipëri, për pritjen e ngrohtë.”

Përpara zhvillimit të takimit, ai shkroi gjithashtu: “Arrita në Shqipërinë e bukur! Jam i emocionuar të filloj vizitën time dhe të punoj me partnerët tanë për forcimin e demokracisë, sigurisë dhe mbështetje për ata që kanë nevojë.” Kjo vizitë nënvizon angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të mbështetur Shqipërinë në forcimin e demokracisë, sigurisë dhe zhvillimit ekonomik, si dhe për të ofruar mbështetje për ata që janë në nevojë, njofton rtk.

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Zvicra shqyrton kufizimin e shpejtësisë në autostrada në 80 km/h për...

0
Qeveria zvicerane po përgatit masa të mundshme për të përballuar mungesën e naftës dhe benzinës. Mes opsioneve të shqyrtuara është ulja e përkohshme e...