3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

KQZ sot miraton fletëvotimin, të enjten nisë votimi jashtë Kosovës

Duhet ti lexosh

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet, sot ku do ta miratojë edhe fletën e votimit për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Këtë e ka konfirmuar për RTKlive zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Mund t’iu konfirmoj se pas tërheqjes së shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim, më 8 janar, KQZ do të shqyrtojë dhe miratojë dizajnin dhe përmbajtjen e fletëvotimit për Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025”, tha ai.

Ndërkaq, të enjten pritet të fillojë votimi për votuesit e regjistruar jashtë Kosovës.

“Pasi KQZ-ja të miratojë fletëvotimin e zgjedhjeve, më 9 janar do të fillojë procesi i votimit jashtë Kosovës për votuesit e regjistruar për të votuar përmes postës. Gjithashtu, miratimi i fletëvotimit mund t’iu shërbejë edhe subjekteve politike gjatë fushatës zgjedhore”, tha Elezi për RTKlive. Fushata zgjedhore do të nisë zyrtarisht më 11 janar derisa qytetarët do t’i drejtohen kutive të votimit më 9 shkurt, njofton rtk.

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit