0.2 C
Zurich
Wednesday, November 19, 2025
spot_img
spot_img

Nuk shkruhet historia e kroatëve pa emrin e shqiptarit të Kosovës! Kjo është arsyeja  

Duhet ti lexosh

Në asnjë rrethanë nuk mund të shkruhet historia e futbollit të Kroacisë pa emrin e legjendës së futbollit të Kosovës, Ardian Kozniku.

Cila është arsyeja?

Ardian Kozniku i takon plejadës së Hajdukut që u stolis me titullin e kampionit të Kampionatit të parë të pavarur të Kroacisë në futboll.

Pak ka rëndësi kjo sa i përket titullit të kampionit në edicionin 1991-1992 – kampionat në kohë lufte me regjimin serbë.

Ardian Kozniku është shënuesi më i mirë i kampionatit të parë të pavarur.

Kozniku kishte realizuar 12 gola për 22 ndeshje të kampionatin e parë.

Ndaj, pa emrin e Koznikut as që mund të shkruhet historia e futbollit të Kroacisë.

Në historinë e futbollit të kroatëve figuron Kozniku me shkronja të arta, golashënusi më i mirë i kampionatit të parë të Kroacisë. Kozniku me Kroacinë ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror – France ’98./K.Goca

 

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit