Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Aktualiteti

Në Konsullatën e Kosovës në Cyrih u promovuan katër veprat e PhD. Xhavit Lipajt

by administrator
17:20 15/12/24
in Aktualiteti
Në Konsullatën e Kosovës në Cyrih u promovuan katër veprat e PhD. Xhavit Lipajt
0
SHARES
164
VIEWS
Share on Facebook

/ Nga Phd. Dashnim HEBIBI /

Cyrih, 15 dhjetor 2024

Zakonisht për një ngjarje kulturore shkruhet me disa fjalë, por e pamundur të mos përshkruhet përsëri përmes disa fjalëve e gjithë ajo që e përjetuam mbrëmë. Promovim, prezentim e bashkëbisedim. Ishin mbledhur shumë dashamirës të fjalës së shkruar nga Zvicra dhe Gjermania, por kishe edhe mysafirë nga Kosova. Stafi i Konsullatës së Kosovës në Cyrih priste mysafirët që vinin dhe i drejtonin në sallën modeste të konsullatës. Edhe pse e shtunë, mërgata jonë është e shpërndarë nëpër takime të shumta që mbahen, si për një ditë pushimi, kishin ardhur për ta përkrahur një personalitet modest, një shkencëtar dhe tashmë edhe poet, Phd. Xhavit Lipaj. Kësaj here nuk po ndalem se kush është Xhavit Lipaj, sepse na duhet shumë për të shkruar. Ka një biografi shumë të pasur dhe të ngritur me punë e shumë përkushtim.

Kjo ngjarje kulturore kushtuar poezisë, ishte organizuar me përkujdesje të shefit të misionit konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Vigan Berisha. Këndi i librave të Konsullatës së Republikës së Kosovës në Cyrih, është një sallë modeste e shumë e bukur, e cila nga të gjithë bashkatdhetarët po pritet mirë.

Librat e PhD. Xhavit Lipaj “Vargjet e mia”,”Bardhësia e dritës”, “Dy zemra”, “Ëndrrat e humbura”, ishin në korridor të konsullatës, ku lexuesit pritnin që në fillim të kenë librin me nënshkrim nga autori. Në mesin e disa personaliteve që i njihnim ishin: Florim Useini, kryetar nderi i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qendrore, PhD. Fadil Çitaku, Prof. Nexhat Rexha, poet e kritik letrat, Prof. Burhan Morina, Sulejman Vejseli, Ali J. Sylejmani, Meti Krasniqi, Nadi Zendeli.

Kjo mbrëmje e librit filloi me kohë dhe kësaj here rolin e moderatorit e pati Shqipron Lipaj, vëllai i autorit. Afër tij ishin: PhD. Fadil Çitaku, PhD. Dashnim Hebibi dhe autori. Mbrëmja filloi me fjalë zemre dhe ashtu edhe përfundoi me foto kujtimi e koktej. Salla ishte e mbushur. Moderatori ose drejtuesi i këtij takimi, pasi i përshëndeti të gjithë të pranishmit dhe falenderoi konsullatën, drejtuesin e saj dhe të gjithë stafin, fjalën ia dha, z. Avni Zejnullahu. Zëvendëskonsulli, i cili i përshëndeti të pranishmit në emër të shefit të misionit dhe të gjithë stafit, përgëzoi për punën e madhe që e ka bërë autori me librat e botuar. Të pranishëm në promovim ishte edhe znj. Arijeta Gallapeni Simnica, konsulle, pastaj znj. Makfire Azemi, Zëvendëskonsulle, me një fjalë i gjithë stafi i konsullatës.

Edhe PhD. Fadil Çitaku përshëndeti të gjithë të pranishmit me këto fjalë:

“Përshëndetje për të gjithë të pranishmit. Përgëzoj anëtarin e bordit drejtues të Institutit për Avancim Kombëtar, Prof. Dr. Xhavit Lipaj, që po promovon katër veprat e tij letrare, poezi në gjuhën shqipe. Është kënaqësi që së bashku me anëtarë të tjerë të Institutit për Avancim Kombëtar, por edhe me shumë bashkatdhetare dhe bashkatdhetarë jemi pjesë e këtij eventi të diturisë. I urojmë kolegun tonë, Prof. Dr. Xhavit Lipaj shumë shëndet dhe suksese të mëtejshme në krijimtarinë e tij shkencore dhe letrare, si dhe në shërbim të njerëzimit.”

U lexua edhe një poezi nga një familjare e autorit dhe më pastaj fjala iu dha autorit. Ai, me një modesti dhe me emocione ndër të tjera shtoi:

“Vargjet lindin aty ku zemra s’gjenë fjalë dhe shpirti s’gjenë prehje – ato janë dritë në errësirë, një klithmë e butë për të jetuar kur gjithçka tjetër heshtë.”

“Të nderuar të pranishëm,
Kam kënaqësinë dhe nderin t’ju përshëndes në këtë mbrëmje, ku fjala dhe ndjenja na bashkojnë për të festuar fuqinë e krijimtarisë dhe shpirtit njerëzor. Pjesëmarrja juaj e bën këtë moment të veçantë dhe të mbushur me frymëzim. Një falënderim i veçantë shkon për Konsullatën Kosovare dhe Konsullin e nderuar Vigan Berisha, për mikpritjen bujare dhe përkushtimin në ruajtjen dhe promovimin e kulturës sonë kombëtare. Ky promovim do të kishte qenë i paplotë pa mbështetjen tuaj të palëkundur.

Sonte jam i privilegjuar të kem mes nesh figura të shquara që kanë ndikuar thellësisht në jetën dhe rrugëtimin tim. Dua të falenderoj Prof. Dr. Fadil Çitakun, një udhërrëfyes i mençurisë dhe diturisë.
Dr. Sulejman Veselin, Hasan Fejzinollin, Zeqë Gashin, Isa Hajdarin, PhD. Dashnim Hebibin,  Atasheun e parë ushtarak të RKS në Evropë Gjeneralin Xhavit Sadrijaj.

Bashkëshorten time Makfirete Dibrani , e cila në mbrojtjje të parasë publike u  shpall  në Kosovë   ‘guximtarja  e vitit 2024’ për guximin qytetar, duke më mbështetur me kurajo dhe dashuri. Një nder i madh është edhe ardhja e Liridon dhe Venera Lipajt nga Kosova për të më nderuar në këtë moment të rëndësishëm. Prania juaj këtu është një burim i pashtershëm motivimi për mua.

Unë dhe këto libra

Unë nuk e kam quajtur kurrë veten poet dhe ndoshta nuk do ta quaj asnjëherë. Poezia për mua nuk është mjeshtëri, por një reflektim i shpirtit – një shpërthim ndjenjash dhe përvojash që kanë lindur nga dhimbja, sfidat dhe kërkimi për dritë në momentet më të errëta.

Këta libra janë fryt i viteve të gjata të reflektimit dhe krijimit. Çdo varg në këta katër libra është një dëshmi e përpjekjeve të mia për të gjetur kuptim dhe qetësi në një botë shpesh të trazuar. Poezia ka qenë për mua një formë shpëtimi, një mënyrë për të dialoguar me veten dhe me universin.

Falenderimet e mia

Suksesi i këtyre librave nuk do të ishte i mundur pa ndihmën dhe përkushtimin e shumë njerëzve.

Një falënderim i veçantë shkon për sponsorin gjeneral, AM.PM Spitex, dhe posaçërisht për z. Petrit Markajn, i cili me mbështetjen e tij bujare e ka bërë të mundur realizimin e këtij projekti. Gjithashtu, një mirënjohje e veçantë shkon për mikun tim  dhe lektorin e këtyre librave, Rudi Berisha, që më ka inkurajuar të ndaj këto vargje me ju.

Shqipdoni, vëllai im, ka qenë gjithashtu një shtyllë mbështetëse në këtë udhëtim. Pa besimin dhe dashurinë tuaj, këto vargje, ndoshta, nuk do të ishin bërë realitet.

Mesazhet e librave

Këta libra nuk janë thjesht poezi, ata janë një udhëtim shpirtëror. Çdo varg është një dritë që ndriçon errësirën, një ftesë për të ndaluar dhe për të reflektuar. Janë një përjetim për ata që dëshirojnë të ndjehen dhe të ndriçojnë shpirtin e tyre.

Mesazhi që dua të përçoj është i thjeshtë: liria, shpresa dhe dashuria janë themelet e jetës sonë.

Përmes këtyre librave, shpresoj të prek zemrat tuaja dhe t’ju frymëzoj të kërkoni thellësinë e shpirtit tuaj.

Përmbyllja

Ju falenderoj nga zemra për praninë tuaj sonte. Çdo fjalë, çdo varg dhe çdo përpjekje merr kuptim falë jush. Shpresoj që këta libra të bëhen një burim frymëzimi dhe qetësie për ju. Ju uroj një lexim të këndshëm dhe të frymëzueshëm. Nga zemra ju falenderoj dhe ju përshëndes me mirënjohje të thellë. Me respekt dhe dashuri, Xhaviti.”

Gjithashtu, autori e lexoi edhe një letër përshëndetëse nga Dr. Sali Sefa, ish konsull i Republikës së Kosovës në Cyrih, i cili, për shkaqe shëndetësore nuk ishte i pranishëm, por ishin fjalë shumë të mëdha për autorin dhe përshëndetje e përzemërt për të pranishmit dhe organizatorin, konsullatën e Kosovës në Cyrih. Pasi moderatori e këndoi edhe një  këngë të lahutës edhe pse nuk kishte mundur të jetë prezent një këngëtar i njohur me lahutë, ku dha emocione dhe e gjithë salla këndonte së bashku me të, fjala iu dha edhe PhD. Dashnim Hebibi, publicist, gazetar e poet. Ai e filloi me këto fjalë përshëndetjen:

“Përshëndetje për stafin e konsullatës që gjithmonë është e gatshme të kontribuojë për të mirën e mërgimtarëve tanë, ku po e dëshmon edhe prezenca e tyre edhe ate komplet stafi.

Miq, shokë, dashamirës të fjalës së shkruar, profesor i dashur, njëherit poet dhe kritik letrar, z. Nexhat Rexha i shoqërur nga Prof. Burhan Morina, i respektuar Florim Useini kryetar nderi i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qendrore, z. Petrit Markaj, afarist e shpirtbardhë me bashkëshorte dhe me miqtë tuaj, nderime për secilin që jeni në këtë mbrëmje të librit.

Shumë i dashur miku im, Prof. Dr. Xhavit Lipaj.

Të falënderoj për ftesën. Më duket se jemi në një bibliotekë të atdheut tonë edhe pse jemi mbi 1600 km larg fizikisht. Sonte nuk do të flas për vlerësimin e librave, por e kam kuptuar çelësin e sinqertë të shpirtit tënd në vargjet tua.

Aty ku shkronjat protestojnë, luajnë, dashurohen dhe kërkojnë mirësi e paqe. Do ta nderoj veten dhe punën tënde të madhe që e ke bërë me këto vepra. Jemi në një situatë jo të mirë për botën e librit, megjithatë leximi i librit mbetet ushqimi më i mirë i trurit që nuk e lë të plaket. Nuk dua te hyj në botën e vargjeve tua, ngaqë e kam të vështirë të dal pastaj dhe ju marr kohë shumë. Do të lexoj një poezi të shkruar nga ai që na ka ftuar sonte. Urime dhe mos u ndal”.

Poezia e lexuar nga z. Hebibi u mirëprit me duartrokitje. Edhe vëllai i z. Lipaj u ndal së lexuari një vlerësim për librat. Ndërsa atasheu i parë ushtarak të RKS në Evropë Gjenerali Xhavit Sadrijaj, para të pranishëmve foli me shumë emocione.

Gjithashtu, u ndal edhe së vlerësuari lart stilin e të shkruarit dhe vargjet e autorit. Edhe Prof. Nexhat Rexha me disa fjalë foli për poezinë në përgjithësi dhe për leximin, që të lexohet sa më shumë të jetë e mundur. Autorin e përgëzoi për veprat e shkruara. Pasi u bë edhe një bashkëbisedim me autorin dhe të pranishmit, krejt në fund u bënë edhe disa foto në sallë dhe pastaj ishte shtruar edhe një koktej, ku të pranishmit bashkëbiseduan edhe me autorin dhe morën edhe librat e tij.

Thuajse të gjithë të pranishmit, me të cilët patëm mundësi të bashkëbisedonim, e vlerësuan lart personalitetin e autorit, PhD. Xhavit Lipajt, sidomos për modestinë e tij, ku dëshmon se është personalitet i madh, i formuar dhe reflekton pozitivitet te të gjithë. Me butësi e karakter të plotë, tregoi se vargjet e tija përputhen edhe me përditshmërinë e tij, sepse janë copa shpirti. E uruan për shëndet të mirë dhe të na sjell edhe libra të tjerë.

helveticALforum

 

 

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh