Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Arsimi

Prof.dr. Karen Schramm nga Universiteti i Vjenës mban workshop me studentët e Departamentit të Gjuhës dhe të Letërsisë Gjermane

by administrator
20:19 08/12/24
in Arsimi
Prof.dr. Karen Schramm nga Universiteti i Vjenës mban workshop me studentët e Departamentit të Gjuhës dhe të Letërsisë Gjermane
0
SHARES
5
VIEWS
Share on Facebook

Më 06.12.2024 në Departamentin e Gjuhës dhe të Letërsisë Gjermane të Fakultetit të Filologjisë u mbajt workshopi me temën “Intensives und extensives Lesen im DaF-Unterricht” (“Të lexuarit intenziv dhe ekstenziv në mësimdhënien e gjermanishtes si gjuhë e huaj”) nga profesoresha e Universitetit të Vjenës prof.dr. Karen Schramm.

Pjesëmarrës në këte workshop ishin studentët e nivelit master të programit “Gjermanishtja si gjuhë e huaj” dhe disa studentë të vitit të katërt që e ndjekin lëndën e Metodikës së gjermanishtes si gjuhë e huaj. Në pjesën e parë të këtij workshopi u diskutia për leximin intensiv, për aktivitetet para leximit, gjatë leximit dhe pas leximit dhe u zhvilluan aktivitete interesante duke përdorur edhe inteligjencën artificiale për të planifikuar orët mësimore për shkathtësinë e të lexuarit.

Në pjesën e dytë u trajtua të lexuarit ekstenziv, ku ndër të tjera studentët simuluan një “Lesezirkel” (‘rrethin e leximit’). Pyetjet kryesore të workshopit ishin se si të gjejmë tekste motivuese që përshtaten për nivelin e duhur të nxënësve.

Prof.dr. Karen Schramm është një ndër ekspertet më të njohura të fushës së didaktikës së gjermanishtes si gjuhë e huaj. Ajo tha se ishte shumë e kënaqur me nivelin e gjuhës dhe të përgatitjes së studententëve nga fusha e metodologjisë së mësimdhënies.

Ndërkaq, në muajin nëntor në departamentin e Gjermanistikës u mbajtën gjithashtu dy workshope dyditore. Udhëheqëse të këtij trajnimi ishin prof. dr. Tanja Rinker nga Universiteti Eichstätt-Ingolstadt, Gjermani dhe prof.dr. Andrea Ender nga Universiteti Paris Lodron në Salzburg, Austri. Qëllimi i këtij trajnimi ishte që studentët të zgjerojnë kompetencat e tyre në fushën e mësimdhënies së gjermanishtes si gjuhë e huaj, duke u përqëndruar te zhvillimi i strategjive të synuara të mësimdhënies dhe të mësimnxënies në kuadër të didaktikës moderne për shumëgjuhësinë.  Prof. Rinker dhe prof. Ender e kanë mësimdhënien e gjermanishtes në kontekst të shumëgjuhësisë në fokus të hulumtimeve të tyre shkencore.

Përveç organizimit të trajnimeve të tilla nga fusha e mësimdhënies së gjermanishtes me studentët e Departamentit të Gjermanistikës, synohet që të thellohet bashkëpunimi me këto institucione prestigjioze edhe në fusha të tjera. / Fakulteti i Filologjisë

 

 

 

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh