Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Aktualiteti

Begaj në Itali: Mbështes Çdo Nismë që Forcon Lidhjet Midis Arbëreshëve, Shqiptarëve dhe Italisë

by administrator
07:30 05/12/24
in Aktualiteti
Begaj në Itali: Mbështes Çdo Nismë që Forcon Lidhjet Midis Arbëreshëve, Shqiptarëve dhe Italisë
0
SHARES
6
VIEWS
Share on Facebook

Nga Bolonja mes shqiptarësh dhe arbëreshësh, në prani të drejtuesve të rajonit Emilia-Romagnia, Presidenti i Republikës SH.T.Z. Bajram Begaj bëri thirrje për të shfrytëzuar çdo mundësi me synim forcimin e lidhjeve për të ndërtuar ura të reja bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Italisë. “Incontrarsi” quhej aktiviteti ku Presidenti i Republikës ishte i ftuar nderi: “Faleminderit për këtë ftesë të ngrohtë dhe mundësinë për të qenë sot mes jush në këtë aktivitet kuptimplotë. “Incontrarsi” ka domethënie mjaft të madhe. Për ne shqiptarët çdo takim është një mundësi e re është një mundësi për të krijuar lidhje për të forcuar ato që kemi, për të ndërtuar ura bashkëpunimi”.

Kreu i Shtetit u drejtoi një ftesë komunitetit arbëresh, atij shqiptar dhe të rinjve tanë që studiojnë në Universitetin e Bolonjës, një nga më të vjetrit në Evropë, që të krijojnë sa më shumë rrjete bashkëpunimi që forcojnë identitetin, rrisin integrimin në Itali dhe i japin komunitetit atje një rol edhe më të madh në jetën ekonomike, kulturore dhe politike.

“Shqipëria ka nevojë për të gjithë shqiptarët, kudo ku ndodhen”, – theksoi Kreu i Shtetit, duke u zotuar: “Si President i Shqipërisë, dua t’ju siguroj se do të mbështes çdo nismë që forcon lidhjet midis arbëreshëve, shqiptarëve dhe Italisë, që ruan dhe promovon vlerat demokratike, identitetin tonë, dhe që kontribuon për një të ardhme më të mirë për Shqipërinë dhe një të ardhme bashkëpunimi të shkëlqyer mes Shqipërisë dhe Italisë”, u shpreh Begaj.

Ndërsa vlerësoi kontributin e arbëreshëve në ruajtjen e rrënjëve, duke i cilësuar ata si kujdestarët e pjesës së vyer të identitetit shqiptar, Presidenti i Republikës u ndal edhe te shqiptarët e rinj të emigruar pas viteve ’90, të cilët i quajti shembull të shkëlqyer integrimi.  “Janë rrugë të ngjashme, rrugë suksesi të siguruara me punë, përkushtim dhe respekt për ligjet dhe kulturën italiane”, – u shpreh Presidenti Begaj.

“Në këtë histori suksesi, më duhet të përmend edhe rolin e jashtëzakonshëm të Italisë. Ajo ka qenë dhe mbetet një mik i çmuar për Shqipërinë. Për arbëreshët, ajo u bë një shtëpi që u ofroi strehim dhe mundësi për të krijuar një jetë të re duke ruajtur trashëgiminë e tyre. Për shqiptarët e sotëm, Italia u shndërruar në shtëpi të dytë, ku jo vetëm u integruan, por edhe kontribuojnë aktivisht. Italia ka qenë dhe mbetet avokati ynë më i madh në procesin e integrimit evropian dhe një partner strategjik për zhvillimin tonë. Marrëdhëniet tona janë të bazuara në lidhje historike, kulturore dhe njerëzore”, u shpreh Presidenti Begaj i cili shprehu mirënjohje ndaj autoriteteve më të larta të këtij qyteti dhe rajonit Emilia-Romagnia, për mbështetjen në intensifikimin e bashkëpunimit të mëtejshëm Shqipëri-Itali.

Një falënderim të posaçëm i drejtoi Shoqatës ”Korabi”, duke u shprehur: “Jo vetëm që Korabi është mali më i lartë në Shqipëri, por është vendi ku rrinë shqiponjat. Shqiponja jeton gjatë. Ajo që është e rëndësishme për shqiponjat është fakti se, duke qëndruar lart, shikojnë larg dhe qartë”. /rtsh.al/

 

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh