BallinaAtdheuEsmeralda Hasani, një karrierë në shërbim të integrimit evropian

Esmeralda Hasani, një karrierë në shërbim të integrimit evropian

-

Me mbi 20 vjet përvojë profesionale në institucionet shtetërore, organizatat ndërkombëtare, akademi dhe proceset e integrimit evropian, znj. Hasani përfaqëson një profil të ndërthurjes së ekspertizës juridike, përvojës institucionale dhe angazhimit në zhvillimin e projekteve strategjike.

Juriste e së Drejtës Ndërkombëtare dhe doktore e shkencave politike, znj. Hasani ka ndërtuar një karrierë të gjatë profesionale në disa fusha me rëndësi për zhvillimin institucional të Shqipërisë, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe përafrimin me standardet evropiane. Që nga viti 2021, ajo ka ushtruar detyrën e këshilltares pranë Zyrës së Kryeministrit, ku është angazhuar në planifikimin strategjik të projekteve dhe përthithjen e fondeve për Shqipërinë. Sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë Italiane për Bashkëpunim për Zhvillim (AICS), gjatë pesë viteve të fundit Shqipëria ka përfituar rreth 84 për qind të portofolit të dedikuar për Ballkanin Perëndimor, rezultat në të cilin ka kontribuar edhe angazhimi i saj profesional. Përveç kësaj, ajo ka qenë e përfshirë në zhvillimin e projekteve që lidhen me sigurinë e nivelit të lartë dhe nismat në kuadër të NATO-s, duke zgjeruar përvojën e saj në çështje strategjike dhe bashkëpunim ndërkombëtar. Një kapitull i rëndësishëm i karrierës së saj lidhet me periudhën 2017–2018, kur shërbeu si këshilltare për projektet e Bashkimit Evropian dhe më pas si Drejtore e Kabinetit të Ministrit të Shtetit për Diasporën. Gjatë kësaj periudhe kontribuoi në ngritjen dhe zhvillimin e institucioneve të rëndësishme për mërgatën shqiptare, përfshirë Agjencinë Kombëtare për Diasporën, Fondin Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës dhe Qendrën e Botimeve për Diasporën. Gjithashtu, ishte pjesë e punës për raportin mbi remitancat në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë.

Përvoja e saj profesionale përfshin edhe bashkëpunimin me organizata dhe institucione prestigjioze ndërkombëtare, si UNICEF, Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), Ambasada Italiane në Tiranë dhe Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim. Për shtatë vjet ka ushtruar gjithashtu funksionin e vlerësueses së projekteve për Komisionin Evropian, duke kontribuar në vlerësimin e nismave dhe programeve të financuara nga institucionet evropiane.

Angazhimi i saj nuk është kufizuar vetëm në administratën publike dhe institucionet ndërkombëtare. Që nga viti 2014, znj. Hasani është pedagoge në Universitetin “Marin Barleti”, ku ligjëron në fushat e së Drejtës Evropiane, së Drejtës Administrative dhe Menaxhimit të Ciklit të Projekteve.

Në drejtimin akademik dhe kërkimor, ajo ka drejtuar Institutin Barleti për Kërkim dhe Zhvillim gjatë viteve 2015–2019, si dhe Institutin Adriapol në periudhën 2019–2022.

Përpara angazhimeve të saj institucionale dhe akademike në Shqipëri, ajo ka punuar për rreth dhjetë vjet si juriste në studio ligjore në rajonin e Lombardisë, Itali. Gjatë kësaj periudhe është marrë kryesisht me këshillimin juridik dhe çështje që lidhen me institucione të rëndësishme financiare ndërkombëtare, si Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC), Banka Botërore dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Formimi i saj akademik përfshin diplomën në të Drejtën Ndërkombëtare nga Universiteti Shtetëror i Milanos, masterin në Planifikimin e Projekteve Evropiane në Bruksel dhe doktoraturën në shkencat politike. Krahas përgatitjes së gjerë profesionale, ajo zotëron gjuhët italiane, angleze dhe franceze.

Një profil shumëdimensional profesional

Karriera e znj. Hasani dëshmon një ndërthurje të përvojës juridike, menaxhimit institucional, kërkimit shkencor dhe bashkëpunimit ndërkombëtar. Nga Italia dhe institucionet evropiane te administrata publike shqiptare, projektet për diasporën dhe angazhimi akademik, rrugëtimi i saj profesional është zhvilluar në fusha që kërkojnë njohuri të specializuara, përgjegjësi dhe vizion strategjik. Mbi dy dekada përvojë në këto sektorë e pozicionojnë atë si një profesioniste me njohuri të thelluara në të drejtën ndërkombëtare, administratën publike dhe proceset e integrimit evropian, transmeton euronewsal.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Shasivari në Berlin takon përfaqësuesit e mërgatës

0
Ministri i Drejtësisë i Maqedonisë së Veriut, Jeton Shasivari, gjatë qëndrimit në Berlin ka zhvilluar një takim me përfaqësues të shoqatave të ndryshme të...