BallinaDiasporaKosova dhe Zvicra synojnë thellimin e bashkëpunimit, vlerësohet mbështetja shumëvjeçare zvicerane

Kosova dhe Zvicra synojnë thellimin e bashkëpunimit, vlerësohet mbështetja shumëvjeçare zvicerane

-

Marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, mbështetja në procesin e shtetndërtimit dhe kontributi i mërgatës shqiptare ishin në fokus të takimit ndërmjet presidentes së vendit, Justina Shiroka Pula, dhe ambasadores së Zvicrës në Kosovë, Anne-Lise Cattin Hennin.

Gjatë takimit, palët diskutuan për marrëdhëniet bilaterale dhe mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, me theks të veçantë në partneritetin politik, ekonomik dhe zhvillimor. Sipas njoftimit të Presidencës, presidentja Shiroka Pula e ka vlerësuar Zvicrën si një ndër partnerët më të rëndësishëm të Kosovës, duke shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme zvicerane ndër vite në procesin e shtetndërtimit dhe në rrugëtimin evropian të vendit. Një vëmendje e veçantë gjatë bisedës i është kushtuar edhe mërgatës shqiptare në Zvicër, e cila ndër vite ka luajtur një rol të rëndësishëm në afrimin e dy shoqërive dhe në forcimin e lidhjeve politike, ekonomike, kulturore e njerëzore ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës. Në këtë kontekst, është vlerësuar edhe kontributi i kontingjentit zviceran Swisscoy, në kuadër të misionit të KFOR-it, për mbështetjen e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë. Presidentja Shiroka Pula ka theksuar gatishmërinë për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit me Zvicrën, duke riafirmuar rëndësinë e partneritetit ndërmjet dy vendeve. Kosova dhe Zvicra i lidh jo vetëm bashkëpunimi institucional, por edhe një histori e gjatë marrëdhëniesh njerëzore, ku mërgata shqiptare mbetet një urë e rëndësishme lidhëse mes dy shteteve, transmeton rtk.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Kurti nga Parisi: Serbia duhet ta njohë Kosovën dhe ta dorëzojë...

0
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga udhëheqja e Serbisë njohjen e pavarësisë së Kosovës, dorëzimin e Milan Radoiçiqit para drejtësisë dhe ndërprerjen...