BallinaSportiAtletico Madrid - Barcelona, përballje e zjarrtë për kreun e La Ligës

Atletico Madrid – Barcelona, përballje e zjarrtë për kreun e La Ligës

-

Një nga ndeshjet më të mëdha të futbollit spanjoll do të zhvillohet sonte, ku Atletico Madridi pret Barcelonën në kuadër të javës së 12-të të La Ligës

Kjo përballje pritet të sjellë emocione të mëdha, pasi të dyja skuadrat kanë objektiva të qarta në garën për titullin kampion. Barcelona aktualisht kryeson tabelën me 30 pikë, aq sa ka edhe Real Madridi, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Në anën tjetër, Atletico Madridi renditet në pozitën e tretë me 28 pikë dhe synon fitoren për ta marrë kreun e La Ligës. Skuadra e Diego Simeones do të kërkojë ta shfrytëzojë faktorin vendas për të mposhtur katalunasit, të cilët synojnë të vazhdojnë ecurinë pozitive dhe të ruajnë pozitën e parë në tabelë.

Ndeshja Atletico Madrid – Barcelona zhvillohet sonte (e diel), nga ora 21:00./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Shqipëria përfiton mbi 920 milionë euro nga BE-ja, deri në maj...

0
Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor sjell një paketë të rëndësishme financiare për Shqipërinë, me fokus zhvillimin e infrastrukturës, hapjen e vendeve të reja...